Rama: “Expo Albania”, projekt ambicioz

Kryeministri: ”Expo Albania” do të jetë një koleksion i jashtëzakonshëm xhevahirësh në arkitekturën bashkëkohore.


Në Tiranë po zhvillohet sot finalja e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e “Expo Albania”.

Në këtë finale 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota po prezantojnë koncept idetë e tyre për një qendër shumëfunksionale të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë.

I pranishëm në prezantimin e projekteve është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij theksoi se “”Expo Albania” do të jetë një koleksion i jashtëzakonshëm xhevahirësh në arkitekturën bashkëkohore”.

Rama tha se “ky projekt është i rëndësishëm në rrugën e transformimit të vendit dhe në një fazë të re zhvillimi ku ka hyrë vendi ynë, që lidhet ndër të tjera edhe me kontributin e arkitekturës në këtë transformim dhe me praninë e një rrethi të gjerë arkitektësh me prestigj ndërkombëtar, të cilët shtohen dita ditës në funksion të jetësimit të një ardhmeje që arkitektura ndihmon ta shohim më pranë dhe ta parashohim përmes shprehjeve dhe shfaqjeve të saj”.

“Ky është një tjetër projekt ambicioz, që sjell një tjetër kontribut në një nivel tjetër zhvillimin ku arkitektura ka një rol për të luajtur dhe ku ne kemi bindjen se kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm. Gjithkush mund ta parashikojë të ardhmen në mënyrën e tij dhe përmes formave dhe shfaqjeve të ndryshme të arkitekturës”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kjo finale e konkursit ka për qëllim përzgjedhjen e projektit më të mirë sepse jam i bindur që të gjitha projektet e këtyre studiove janë shumë të mira por projektet që juria do të shikojë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar, për t’i dhënë Shqipërisë një qendër të re që e kemi quajtur “Expo Albania”, ku do të kemi infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet tregtare, tek ekspozitat e artit, eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme. Patjetër edhe një destinacion për banorët e Tiranës, por edhe vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë, të cilët do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë”.

“Ky është një moment shumë i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin ato organizime që mund te zhvillohen në këtë lloj hapësire. Vjen në momentin e duhur se disa vite më parë do të ishte shumë e parakohshme të investoje masivisht në këtë lloj infrastrukture, por tani kjo është një nga shumë gjërat që Shqipëria ka nevojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj”, nënvizoi Rama.

Duke falënderuar anëtarët e jurisë së këtij konkursi, Rama tha se “falënderoj kryetaren e jurisë Bendetta Tagliabue, një emër i mirënjohur në botën e arkitekturës dhe një tjetër anëtare e grupit në rritje të arkitektëve që kanë dëshirën dhe janë të përfshirë në këtë aventurë të madhe të shfrytëzimit të potencialit të arkitekturës për të transformuar një vend të tërë”.

“Expo Albania” do të jetë një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.

Në finalen e këtij konkursi marrin pjesë dy studio të famshme të arkitektëve amerikanë Steven Hall dhe Jeanne Gang, të studios gjermane Kuehn Malvezzi, skuadrës belge të Office KGDV dhe studios së mirënjohur italiane edhe në Shqipëri të Stefano Boerit.

Lexo më shumë nga

Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë…