“Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë, Denaj: Bashkëpunim rajonal për fuqizimin e ekonomisë rurale

Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë janë bërë bashkë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë.


Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë janë bërë bashkë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga takimi që u zhvillua në çelje të panairit, ku u diskutua mbi politikat e zgjerimit rajonal të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe sfidat e zhvillimit të sektorit përballë ndryshimeve klimatike.

“Bashkëpunimi rajonal në sektorin bujqësor është me rëndësi për fuqizimin e ekonomisë rurale, garantimin e sigurisë ushqimore dhe përballjen me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe efektin e tyre në bujqësinë e rajonit”, tha Denaj.

Sipas saj, bashkë do të duhet të ofrojmë politika për siguri ushqimore të qëndrueshme, të zhvilluar dhe me kosto optimale për konsumatorët dhe prodhuesit.

Denaj u shpreh shumë e kënaqur që këtë angazhim e morën së bashku me homologun, ministrin e Bujqësisë së Kosovës Fatos Peci, Sekretarin e Përgjithshëm të SWG, Boban Ilic dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Salih Gjonbalaj, të cilët ishin të pranishëm në çeljen zyrtare të panairit.

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…