Lliko Nano, mësuesi brilant i letërsisë

Me një elokuencë të pakrahasueshme, ora me Presor Llikon të dukej se kalonte nëpër mijëra faqe librash


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

Të marrësh përsipër të shkruash për mësuesin dhe shkrimtarin përmetar, Lliko Nano, duhet të “skanosh” me ditë të tëra me“lupë letrare” krijimtarinë e tij të bollshme: si poet, shkrimtar dhe skenarist filmash.

Lliko Nanom, mësuesi brilant i letërsisë, ishte jo vetëm Kryetari model i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit të Përmetit, por dhe qytetari i denjë, që me pasionin e tij të jashtëzakonshëm për letërsinë, dashamirësinë për talentet e rinj, drejtoi me shumë sukses për vite të tëra grupin letrar të Shtëpisë së Kulturës, duke organizuar punën me të gjithë krijuesit dhe krijimet e tyre me të mira i botoi në numra të ndryshëm almanakësh.

Foto nga filmi “Jeta në duart e tjetrit” (1992)

 

Filmi “Jeta në duart e tjetrit” u prodhua nga “Shqipëria e Re” në vitin 1992, me regji të Albert Xholit dhe skenar të Lliko Nanos. Muzika nga Thoma Simaku, një kompozitor që punoi për disa vite në Shtëpinë e Kulturës së Përmetit.

Si një ish-nxënës i tij, në gjimnazin “Sami Frashëri”, ora e mësimit me të ishte më shumë se një orë tradicionale letërsie.

Me një elokuencë të pakrahasueshme, me një analizë letrare të përkryer, ora me Presor Llikon të dukej se kalonte nëpër mijëra faqe librash, në qindra autorë të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Një orë ku mësoje të flisje bukur. Një orë edukimi letrar. Një orë hartimi frymëzues.

Intervistën e fundit me Llikon e kam bërë, më 11 dhjetor 1994, 29 vjet më parë, për gazetën “Opinion”. Një intervistë e trishtueshme në një kohë të trishtueshme. “Të ndenjurit e librit në sirtar është si të ndenjurit në arkivol”, është titulli i intervistës, një alarm i “skeptikut të pandreqshëm” siç quante me ironi veten Lliko.

 

Në skedarët e Bibliotekës Kombëtare ndodhen të regjitruara librat e Llikos:

“Të doje Irenën” (tregime dhe novela); “Më gjeni në lirika” (poezi); “Si ndodh ndonjëherë” (novelë e tregime); “Landi bën një dramë” (tregime), “Lulet e nënave” (vjersha); “Shqetësim” (tregime); “Vala kaltëroshe” (poezi).

Lliko Nano u nda nga jeta shumë shpet. Mësuesi i njohur i mungon Përmetit.

Por, në çdo 7 mars ai kujtohet me respekt.

Nga nxënësit që iu dha mësim, nga kolegët që punuan me të, nga poetët dhe shkrimtarët e qytetit.

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.