Besnik Mustafaj, “Ambasadori” i Letrave Shqipe

Politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar. Ky është Besnik Mustafaj. Ish-ministër i Jashtëm


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Ky është Besnik Mustafaj. Ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Diplomat elite. Nismëtar në proceset demokratike. Personalitet i letrave. Analist i ftohtë i politikës shqiptare dhe gjeopoltikës ndërkombëtare. Themelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH).

Dëshiroja ta shkruajë më herët portretin e tij. Por, për shkrimtarët dhe poetët që lënë gjurmë dhe kanë impakt mbi lexuesin, duhet zgjedhur edhe simbolika.

Dhe sot është Dita e Shkrimtarëve të Përkthyer në Gjuhë të Huaj.

Dhe Besniku është thuajse i pranishëm në gjithë globin dhe në sallonet më të rëndësishme të letrave dhe në gjuhët më të rëndësishme të globit, por dhe ato të rralla: frengjisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, etj.

I diplomuar për gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ishte e natyrshme që ai të emërohej Ambasadori i Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997, duke promovuar Shqipërinë që po ndryshonte në Pallatin Presidencial në Francë, në pritje diplomatike të ambasadave më të rëndësishme të akredituara në Paris – kryeqytetin klasik të diplomacisë botërore – por edhe për promovimin e personaliteteve të letrave shqiptare.

Gazetar me eksperiencë të gjatë (nga 1983); përkthyes (nga 1988), kryeredaktor i revistës “Bota Letrare” (1990); deputet (1991), Besnik Mustafaj është dëshmitar i zërit të parë në historinë postdikatoriale të Shqipërisë.

Për Besnikun mund të shkruash gjatë. Të shkruash një roman biografik me stilin e Stefan Cvajgut, por dhe pak mjaftojnë për Mustafajn. Një emër i shquar i letrave shqipe.

BOTIME TË SHKRIMTARIT BESNIK MUSTAFAJ
NË SHQIP DHE GJUHË TË HUAJ

“Një sagë e vogël” në arabisht – Në përkthim nga origjinali nga Ibrahim Fadlulla, në shtëpinë botuese Al-Aan. Kjo shtepi botuese selinë e ka në Amman (Jordani) dhe shperndarjen në mbarë boten arabe.

“Ky është botimi në frëngjisht i romanit tim “Daullja prej letre”, me përkthim të Elisabeth Chabuel, botuar nga Shtëpia Botuese Actes Sud. Ky roman ka marrë çmimin “Méditerranée étranger”, i cili shpërblen një vepër të një autori mesdhetar dhe është në Francë një nga çmimet më të rëndësishme për letërsinë e përkthyer. Me këtë çmim janë nderuar autorë të tillë të mëdhenj si Umberto Eco, Ismail Kadare apo Orhan Pamuk.

“Ky është botimi i tretë në radhë i romanit tim “Daullja prej letre”. Kësaj here në arabisht. Kopjet e para më mbërritën në shtëpi para pak ditësh”, shkruan Besnik Mustafaj.

Botimi ne Turqi i librit «Midis krimeve dhe mirazheve ». Ky është libri i Mustafat i parë që përkthehet në turqisht.

“Për mua si autor, hyrja në një gjuhë të re përbën një lajm veçanërisht të gëzueshëm. Me pare ky liber eshte botuar ne France, ne Itali dhe ne Gjermani. Turqishtja eshte gjuha e katert, ne te cilen perkthehet. Libri është botuar nga shtëpia e madhe botuese “Kirmizi Kedi” me seli ne Stamboll. Shpresoj që miqtë e mi, të cilët jetojnë në Turqi do t’i kushtojnë vëmendje”, shkruan shkrimtari i njohur.

“Ky është botimi i fundit dhe përfundimtar i esesë time “Midis krimeve dhe mirazheve”, nën kujdesin e Onufrit. Sipas radhës, është botimi i gjashtë. Dy herët e para janë po tek Onufri. Më pas doli tek Ora botime. Në vazhdim te Toena. Vjet e botoi Buzuku në Prishtinë. Kësaj here, Sali Berisha, me cilësinë e protagonistit të ngjarjeve të vrullshme historike të treguara në libër, ka shkruar posaçërisht për Onufrin një parathënie shumë domethënëse. Po ashtu djali im i madh, Dardani, shprehu dëshirën të shkruante një pasthënie. Si unë edhe botuesi Bujar Hudhri e pranuam këtë qasje, ani pse për mua ky do të ishte njëfarë ushtrimi frojdist, ku babai i nënshtrohet gjykimit të birit. Në fjalë të fundit, besoj se parathënia ashtu si edhe pasthënia ia shtojnë vlerën librit”, shkruan Besnik Mustafaj.

“Ky është libri im i ri, i dalë sot nga shtypi. Janë tri novela. Ky botim shënon kthimin tim si shkrimtar tek Onufri. Jam fort i kënaqur me këtë fillim të ri. Onufri është botuesi i parë i tri prej veprave të mia më të rëndësishme: esesë “Midis krimeve dhe mirazheve”, romanit “Boshi” dhe përmbledhjes me poezi të zgjedhura “Legjenda e lindjes time””, shkruan Mustafaj.

Botimi i pestë i “Vera pa kthim”. Toena. Tiranë. 2015

Balla: Mbi 1600 efektivë në zonat turistike

Konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”,

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Mbi 1600 efektivë në zonat turistike

Konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”,