Gonxhja: Spaçi, muze kujtese!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufij, Shqipëri (CHwB Albania) dhe Fondazione Santagata per l’Economia della Cultura planifikojnë të mbajnë dëgjesë publike mbi Planin e Menaxhimit për ish-Burgun e Spaçit.


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufij, Shqipëri (CHwB Albania) dhe Fondazione Santagata per l’Economia della Cultura planifikojnë të mbajnë dëgjesë publike mbi Planin e Menaxhimit për ish-Burgun e Spaçit.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja njoftoi në rrjetet sociale se qëllimi i takimit është prezantimi dhe diskutimi së bashku me palët e interesit i temave të trajtuara në Planin e Menaxhimit të ish-Burgut të Spaçit, si ruajtja e këtij monumenti si vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë, përqasjet për realizimin e muzeut të kujtesës, mekanizmat e organizimit dhe implementimit të një strukture të përshtatshme menaxhuese të sitit, etj.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur koha që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe kjo dëgjesë do të paraqesë planin e menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë ndryshimin dhe realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit”, u shpreh Gonxhja.

Mbi të gjitha, sipas tij, plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 50 individë: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.

📢🏛️🇦🇱Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Shqipëri (CHwB…

Posted by Blendi Gonxhja on Friday, April 26, 2024

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…