Tim Turku, “brryli” historik i durrsakëve

“Se ç’jemi ne durrsakët, e lexon më mirë se kushdo tek Tim Turku”


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Dreka e Tom Fishtës, e ripreku sedrën time të njeriut të letrave, për ta kryer më në fund detyrimin moral ndaj Tim Turkut. Një mesoburrë, energjik, me të qeshurën që i formaton fytyrën, me fizikun plot lëng jetësor, të pret si rrallë kush dhe si askush tek kthesa për në drejtim të Currilave, që durrsakët e quajnë tradicionalisht “Brryli”.

I vjen më për mbarë miqve dhe cilitdo që i bie rruga tek “Brryli”, ta quajë pronarin e tij Tim Turku. Emri i lindur është Shpëtim dhe emri që i kanë vendosur njerëzit Timi. Është nga fisi i njohur në Durrës Turku, por i veçantë në degëzimin e krijuar nga familja e tij. Ishte viti 1994 dhe tash bëhen 30 vite, që ky Tim Turku hapi këtë lokal të thjeshtë, por që u bë shumë i dashur për durrsakët. Dhe e fitoi miqësinë me to edhe formalisht, që kur i vendosi emrin. Jo pa shkak e quajti “Brryli”, pasi kështu kufizohej kjo zonë në gjuhën e vendasve.

Nuk më ka thënë në asnjë çast dhe në asnjë rast të shkruaj për të. Ai gjithë kohën ka qenë dhe mbetet i orjentuar ndaj durrsakëve, për të cilët përgjërohet. Konkurencë nuk ka dhe as garë gjithashtu, se cili e do më shumë këtë Durrës dhe këto durrsakë. Por nëse ma linin mua në dorë të vendosja një rradhë, pa më të voglin hezitim do ta filloja me Tim Turkun.

Pasi kam patur rastin të ndalem jo pak, por as shumë në këtë “Brryl” të Tim Turkut, nuk më është dukur se kam qenë i privilegjuari i tij. Pasi i ndodhur vetë këtu, kam parë me sytë e mi dhe kam dëgjuar po me veshët e mi, kur Tim Turku ka folur me zë jo shumë të lartë:

-Ajo tavolina atje, një shishe verë dhe një meze e ka nga unë! Po edhe asaj tavolinës tjetër, dëshira ime është ta privilegjoj diçka gratis nga lokali.

Por kur has me durrsakë, Tim Turku çelet edhe më shumë. Kripa e detit, mbase ia ka shtuar edhe më shumë kripën e zotnillëkut këtij burri, që durrsakët e duan me shpirtin. E ka populli një të urtë këtu: “Duaj të të duan”. Dhe ky Timi ynë bëhet copash. Dhe ky nuk është vetëm mendimi im. S’jam i vetmi që pozicionohem kështu. Po sa mirë më vjen, pasi më jepet rasti të shikoj binjakun tim. E duam këtë Durrës! I duam këta durrsakë! Le të vijë çfardo kohe. Si amanet nga të parët, përcillet edhe tek ne. Dëshirojmë që kjo të kalojë edhe tek pasardhësit tanë. Por Timi është pika referuese.

Më erdhi Feti Golashi, futbollisti i njohur i “Lokomotivës” së viteve 60-të tani dhe më gjeti duke shkruajtur.

-Ndonjë gjë të bukur besoj po hedh në letër?
-Po shkruaj për Tim Turkun dhe “Brrylin” e tij.
-Sa mirë po e bëke! Ku ka njeri më bujar, më të pastër se Tim Turku! Për durrsakët len kokën dhe nuk ka bir nane ti ndaj prej tyre.

Kur u ndodha me rastin e 82-të vjetorit të lindjes së Tom Fishtës, tek “Brryli” ngaqë kishte kohë pa më takuar, vjen turravrap tek mua. Bëhet fjalë për këtë Tim Turkun. Pasi u takuam, prit më tha. Dhe u kthye me një kornizë të madhe dhe brenda saj fotoja e hershme e bankës së Durrësit.

-Kur keni ardhur për herë të fundit tek unë, Bon Kadiu ma dhuroi. E kam shumë të shenjtë këtë dhuratë, jo vetëm se është pjesë e Durrësit, por që më është dhuruar nga një durrsak i madh i notit dhe i qytetarisë. Kujtoj Bonin, por kujtoj të gjithë nga pak. Kemi lindur dhe jemi rritur në një qytet dhe kjo për mua vlen shumë.

Shpëtim Turku, e ka nderuar dhe e ka shpëtuar miqësinë tradicionale durrsake. Ai del jashtë pozicionit të pronarit, të guzhinjerit kur mëson se tek “Brryli” i tij, kanë mësyer durrsakë. Shkrihet me ta dhe i përcjell deri tek dera:

-Mos rrini pa ardhë përsëri
– Unë jam dhe do të mbetem ai Tim Turku që njihni. Gjaku im është Durrësi. Jeta ime janë durrsakët.

Sa të çmuara këto mesazhe, në një kohë të vështirë, ku durrsakët janë shpërndarë si “zogjtë e korbit”. Kam arsyje që e ngrej kaq lart, në meritat e tij këtë Tim Turku dhe “Brrylin” e tij magjik, pika më e fortë dhe më e dashur për durrsakët. Vërtet rradhë nuk është vendosur, se cili e don më shumë Durrësin, por vendos duart në zjarr, se ky Tim Turku është i një lloji të veçantë. Dashuria e tij për njerëzit e këtij qyteti, mbetet gjithnjë e zjarrtë dhe ky zjarr nuk ka gjasa të shuhet.

67-të vjeçarit Tim Turku, nuk i shkon mëndja se të bën privilegj, po të të japë diçka nga lokali, sepse zemra dhe shpirti i tij, janë gatuar në guzhinën më të preferuar, ku durrsakët kanë përgatitur historikisht menynë e miqësisë dhe të pritjes shpirtërore. “Brryli” i Tim Turkut, më duket si porta gjigande, ku hapet mikpritja durrsake, por edhe mbyllet njëkohësisht, pasi dyert e tjera sido që të jetë mbeten më pas, qoftë edhe imja.

Shpëtim Turku, shpëtimi dhe ruajtja e kulturës dhe dinjitetit të durrsakëve. Në emër të bashkëqytetarëve të mi, t’i kisha borxh këto fjalë, ta kisha borxh këtë shkrim. Por t’i meriton edhe më shumë se kaq. Thellësia e zemrës tënde, sfidon edhe thellësinë e detit që ke pranë, pasi kështu ka qenë, mbetet dhe do të mbetet mikpritja dhe dashuria e durrsakëve, për qytetin dhe njëri tjetrin.
Shpëtim Turku! Gjithnjë porta e hapur e Durrësit. Gjithnjë çelsi, ku durrsakët hapin zemrën e mikpritjes së tyre. Aferim për këtë Timi i “Brrylit”!

Durrës: 26 prill 2024

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.