“Lirija”, një roman me nota të larta atdhedashurie!

Promovimi i librit “Lirija” i shkrimtarit të mirënjohur, Ilirian Dahri


Nga Sherif Dervishi
Pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale- Universiteti i Tiranës

Promovimi i librit “Lirija” sot, më sjell ndërmend dy rastësi interesante dhe domethënëse për mua, edhe pse unë nuk besoj te rastësitë.

Rastësia e parë lidhet me kohën dhe rrethanat që jam njohur me profesor Ilirin. Transferimi im në një zyrë tjetër të Bashkisë Tiranë në prill të 2023-shit, më dha mundësinë të njihem me një grup kolegësh të cilët me qasjen e tyre tepër pozitive, për herë të parë më bënë të ndjeja se kisha gjetur një familje të dytë. Një frymë e tillë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk ishte e rastësishme, për faktin se në mesin e tyre gjendej pikërisht profesor Iliri.

Po në muajin Prill të një viti më parë, nis e lexoj me shumë dëshirë e kërshëri librin “Lirija”.
Të them të drejtën, romanet nuk janë fusha ime e preferuar e leximit. Më tepër se romanin në vetevete, kurioziteti im për ta lexuar librin me laps dhe duke mbajtur shënime, lidhej pikërisht me dëshirën për të njohur më mirë profesor Ilirin.

Nëpërmjet leximit të librit kërkoja të njihja dimensionin real të thellësisë së mendimit, të fjalës së kujdesshme dhe bujarinë e njeriut që me gjithë përvojën e gjatë në shërbim të shtetit dhe komunitetit, nuk tregonte aspak snobizëm intelektual, por krejt e kundërta, ky njeri më zhgënjenjte pozitivisht duke reflektuar modesti me plot urtësi nga jeta e përditshme.

Rastësia e dytë lidhet pikërisht me faktin që gjendem në promovimin e librit pas një viti nga leximi i tij. Kur kthehem pas në kohë, kujtoj që ky libër herë pas here për muaj me rradhë në pushimet tona të shkurtra në punë, kishte marrë disa orë nga jeta jonë, (e imja e profesor Ilirit dhe e kolegëve) duke komentuar e ndonjëherë debatuar me njëri-tjetrin për ndjesitë dhe ekstraktin që kishim përftuar nga leximi i këtij libri.

Të lexosh veprën e një autori bashkëkohor dhe të kesh mundësi ta pyesësh e të hysh debate për çështje nga më të ndryshmet, është një mundësi që nuk të jepet gjithmonë. Prandaj unë përfitova nga kjo mundësi që nëpërmjet diskutimeve me vetë autorin të njihem akoma më mirë me përjetimet e tij si protagonist i atij momenti historik, me përmasa “eksodi biblik” në Mars të vitit 1991 por edhe më pas.

Nuk jam kritik letrar dhe nuk do të guxoj të hy në analiza të detajuara të një fushe që nuk i përkas.

Ajo çka dua të theksoj me plot bindje se kam kuptuar mjaft mirë nga konteksti i këtij libri, janë notat e larta të atdhedashurisë, të shprehura mjeshtërisht dhe me logjikë krahasuese në pikëtakimin e dy kulturave mes popujve (shqiptar dhe italian), dhe nxjerrja në pah e kultit të njeriut të ditur, i cili triumfon në çdo situatë sado e vështirë dhe e panjohur qoftë ajo.

Këto dy vlera të jashtëzakonshme, unë dëshmoj se i kam përjetuar çdo ditë në komunikimin dhe marrëdhëniet njerëzore me profesorin.

Të shkruash në një kohë kur leximi fatkeqësisht, konsiderohet demode nga masat, kërkon guxim të madh. Një guxim të tillë, kur koha për të shkruar mund të materializohej edhe në fitime monetare duke bërë diçka tjetër, mund ta marrin vetëm njerëzit idealistë dhe intelektualët e vërtetë.

Profesor Ilirin dua ta falenderoj që nuk ndalet së shkruari dhe së shpejti pres me padurim të lexoj librin e tij të rradhës.

Për ata që pyetën veten, se përse në këtë fjalë që mbajta, ju drejtova disa herë Ilirjanit me titullin profesor. Dua tju them se, unë besoj se profesorët e vërtetë janë ata të cilët e shpërndajnë dijen dhe nuk e mbajnë atë për vete. Profesor Iliri dijet e tij nga kultura e përgjithshme dhe ato administrative, të përftuara nga përvoja e gjatë si nëpunës i shtetit në disa pozicione, drejtuese e këshilluese, por edhe si ish-diplomat, ja jep gjithkujt që ka nevojë, pa përtesë dhe pa pritur diçka në këmbim.

Përveç se një njeri atdhetar dhe i dijshëm, Ilirjan Dahri është padyshim nëpunësi i ndershëm dhe virtuoz për të cilin shoqëria dhe shteti shqiptar ka nevojë në këto kohë të trazuara por edhe në kohët më të arta.

Puna e tij krijuese në fushën e lëtërsisë na bashkoi sot të gjithëve këtu duke e bërë shoqërinë edhe më të mirë.

Ju faleminderit.

Lexo më shumë nga

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…