Lamtumirë kapiten Enver Gucija!

Durrësi mburrej me detarët e tij, një i tillë, i veshur me autoritet absolut ishte dhe Enver Gucija.


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Aq të lidhur janë durrsakët me detin, saqë kapitenët e anijeve të Fllotës tonë Tregëtare kishin shumë emër. Mund të ishin për nga fama, më shumë se drejtorët e ndërmarrjeve. Deti sa i bukur është, sa joshës dhe frymëzues, aq edhe i vështirë veçanërisht në udhëtimet me anije.

Fllota Detare Tregtare ishte një organizim shumë i fuqishëm i transportit të mallrave. Durrësi mburrej me detarët e tij, por edhe me anijet e reja që fuqizonin Fllotën. Forcat më të specialziuara dhe drejtuesit më të aftë, vendoseshin në krye të kësaj ndërmarrje të njohur.

Një i tillë, i veshur me autoritet absolut, falë aftësive profesionale dhe komunikuese, ishte dhe Enver Gucija. Ndonëse u lind në Shkodër me 5 mars 1945, origjina e tij ishte krahina historike shqiptare Gucija në Malin e Zi. Në fshatin Vuth, Enveri kishte dhe banesën, ku e frekuentonte hera herës, si shenja e lidhjes së përjetshme me atë zonë ku mori edhe mbiemrin.

Detari dhe kuadri i vjetër i Fllotës Tregtare Detare, përsonaliteti i kësaj fushe Muhamed Laknori, vjen dhe më takon shumë i tronditur. Ishte vërtet në siklet. E pyeta menjëherë, që nuk ndjehej mirë. Dhe në fakt dukej i ligështuar.

-Nuk e di nëse je informuar, më thotë Muhamedi. U nda nga jeta, shoku dhe miku ynë i detit, i mrekullueshmi Enver Gucija. Është ndodhur në Shkodër dhe siç më treguan, ka pësuar goditje fatale në zemër dhe nuk është përmëndur më. Humbje e madhe mik, humbje e madhe për detarinë shqiptare!

M’u kujtua 28 prilli, i vitit 2016. Është dita kur Muhamed Laknori, i prezantuar në rolin e shkrimtarit, promovoi librin me kujtime: “Një jetë me detin”. Këtu kam takuar me Enver Gucinë. Në fund të librit, Laknori nuk mungon ti shprehë mirënjohjen dhe respektin mikut, shokut dhe kolegut Enver Gucija. Dhe ja se çfarë lexojmë:

…Falenderoj mikun tim Enver Gucija për konsulencën e vyer teknike, të cilat unë i pata parasysh dhe duke njohur aftësit e tij, i plotësova të gjitha një më një….

Ishte pasdite e paharruar. Enver Gucija mbeti shumë i gëzuar. Duke qenë tërë jetën njeri i detit, një botim i tillë e kishte çelur, gjë që lexohej hapur.

-I kemi të rralla këto botime zoti gazetar, kujtoj të më thonte kapiteni ekspelencë i Fllotës Enver Gucija. I lumtë Muhamedit, për këtë dhuratë të çmuar që na dha. Detaria është shumë e vështirë dhe njerëzit që punojnë në det, e dinë se çfarë janë rrugëtimet me anije dhe veçanërisht udhëtimet e gjata.

Enver Gucija, me trup të imët por shumë i fortë në fizik, ecte i qetë rrugëve të Durrësit dhe mua më dukej sikur udhëtonte sërish, por i hipur në anijen e kujtesës dhe të mallit të jashtëzakonshëm, kur çante detet dhe oqeanet. Udhëtimet e largëta në Kinë, janë histori më vete e detarisë dhe Fllotës Tregtare Detare. Dhe ky Enver Gucija, ishte kapiten i anijeve “Vlora” dhe “Arbëria”, nga më të mëdhatë e Fllotës dhe mburrja e saj.

Si dëshirë e Gucisë, ishte të shikonte edhe botimin në formë libri, i asaj që kishte përgatitur “Stabilteti i Anijes”, por që mbeti në dorëshkrim. Është punim voluminoz teorik dhe praktik ku Enver Gucija, ky kolos i Fllotës, kishte punuar prej vitesh. Është një punim shumë i nevojshëm për detarinë.

Këdo që të pyesësh, të flasim me fjalët nga më të mirat, nga më të zgjedhurat për këtë kapiten të sprovuar, ku së pari diplomën e shkollës së lartë, e mori në dallgët 9-të ballëshe të detit, në tajfunet dhe stuhitë e tmerrshme të detrave dhe oqeaneve, ku me shembullin e tij ishte qendresa dhe pika e rezistencën së ekuipazhit sidomos të anijeve me tonazh të madh “Vlora” dhe “Arbëria”. U kthye nga Kina pas një vit studimesh për inxhinjeri detare, me shumë studentë të tjerë. Arsyeja: prishja e mardhënieve me Kinën. Ishte viti 1963. Studimet më tej vijojnë, në degën e navigacionit në shkollën e marinës detare në Vlorë.

E nisi karierën me anijen “Mati”, ku shërbente kapiteni historik Adem Jaupi, duke marrë përsipër drejtimin e dy anijeve legjendë të fllotës “Vlora” dhe “Arbëria”. Histori të pafund mund të thuhen për kapiten Enver Gucija, për seriozitetin dhe korrektesën në detyrë, profesionalizmin dhe aftësitë e rralla që tregonte, në drejtimin e anijes dhe mbajtjen gjallë të moralit të ekuipazhit.

Edhe kur u shkëput nga deti në detyrën e kapitenit, për të drejtuar për ca kohë edhe Fllotën Tregtare Detare, edhe kur kreu funksione të tjera ku e ngarkuan të punoj, edhe kur doli në pension, ai ishte dhe mbeti deri në fund kapiten Enver Gucija. Ato që patën rastin ta njihnin, por sidomos ato që punuan me të, flasin fjalët më të zgjedhura për kapitenin e tyre, kolegun e respektuar, shokun e dashur dhe me zemër të madhe, që mbeti tërë kohën pranë tyre.

Ishte baba i shtrenjtë për tri vajzat që i rriti me shumë përkushtim, duke mbetuar bashkshorti i spikatur dhe gjyshi i adhuruar nga nipërit dhe mbesat. Aleksandër Gjermeni, drejtues i Shoqatës Detare “Adrijon”, nuk mund të gjente fjalë për të treguar cilësitë e rralla dhe të bekuara të Enver Gucisë.

Me humbjen e Enver Gucisë, padyshim kemi humbur jo vetëm një pionier të Fllotës Tregëtare Detare, por një prej kolosëve të saj. Enver Gucija do të mbetet i arti kuadër, i florinjti njeri, i zgjedhuri qytetar i Durrësit, ku sa ishte me frymë konfirmoi klasin e lartë të një personaliteti.

Lamtumirë kapiten Enver Gucija! Lamtumirë i jashtëzakonshmi i detarisë. Historia që shkruajte në detarinë shqiptare, eipunëve të mëdha që bëre dhe emrit të njohur që krijove mbeten të pashlyeshme.

Bujar Qesja
Durrës: 4 dhjetor 2023

Lexo më shumë nga

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…