Dashnor Dervishi, “Ambasadori i Ambasadorëve” të Diplomacisë Shqiptare

Me një karrierë rreth 50-vjeçare, ambasador në Meksikë, Itali, Izrael, Turqi, Rumani dhe Greqi, jeta e tij është “diplomacia”.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Dashnor Dervishi është një nga diplomatët më të njohur të Shqipërisë. Me një karrierë rreth 50-vjeçare, ambasador në Meksikë, Itali, Izrael, Turqi, Rumani dhe Greqi, si dhe në Qipro, Armeni dhe Tunizi, jo rezident. Jeta e tij është “diplomacia”.

Dashnor Dervishi ka lindur në Përmet më 10 shkurt 1949. Shkollën shtatëvjeçare dhe atë të mesme e kreu në Tiranë, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Në vitin 1972 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega “Fizikë Speciale”. Mbas një përvoje pune në sektorin e ndërtimit, në vitin 1974 mori detyrën si kryeredaktor i revistës “Shkenca dhe jeta”, deri në vitin 1976 kur filloi punë në shërbimin e jashtëm.

Në vitin 1986 u emërua për herë të parë Ambasador i Shqipërisë në Meksikë dhe gjashtë vende të tjera të Amerikës Latine, jo rezident; duke vazhduar si Ambasador deri në vitin 1992 në Itali dhe Maltë. Detyrën si Ambasador e ushtroi më vonë edhe në disa vende fqinje dhe të rajonit: Izrael, Turqi, Rumani dhe Greqi, si dhe në Qipro, Armeni dhe Tunizi, jo rezident.

Si drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Rajonin dhe Nismat Rajonale dhe këshilltar për çështjet diplomatike i kryeministrit, ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe forumesh ndërkombëtare. Me dekret të Presidentit të Republikës, datë 29.12 2016, ka marrë titullin personal “Ambasador”.

Nga viti 2019 kryen detyrën si Kryetar i Bordit Administrativ në Universitetin “Luarasi” dhe si Lektor në Master Profesional për Sistemin e Sigurisë Kombëtare.

Është kënaqësi që intervistën e parë për rubrikën “Kujtimet e një Diplomati” në gazetën “Tirana Diplomat” e nis me një prej ikonave të Diplomacisë Shqiptare, një diplomati të dy kohëve – regjimit komunist dhe demokracisë – dhe të gjitha qeverive të 30 vjetëve të fundit.

-Ambasador Dashnor Dervishi, një karrierë e gjatë diplomatike. Si do ta përmblidhnit eksperiencën tuaj gati 50-vjeçare në shërbimin diplomatik?

-Ambasador Dashnor Dervishi, një karrierë e gjatë diplomatike. E gjithë jeta juaj është “diplomacia”

-Po, diplomacia është një pjesë e jetës sime. Gjithë jeta ime ka qenë e përkushtuar në marrëdhëniet e jashtme, që është një koncept më i gjerë se sa diplomacia. Gjithë jeta ime ka qenë dhe mbetet një pasion dhe mission për t’u marrë me marrëdhëniet me jashtë; gjithmonë në shërbim të shtetit shqiptar. Diplomacia ka qenë pasioni im dhe kjo ka qenë praktikisht, puna e vetme që kam bërë dhe kam ditur të bëj në jetën time. Kam thuajse 50 vjet marrëdhëniet me jashtë.

Ambasadori Dashnor Dervishi dhe botuesi i TiranaDiplomat.com, Dash Frashëri

 

– Disa stacione si ambasador. Ku nisi karriera juaj?

– Veprimtaria në marrëdhëniet e mia me jashtë kanë filluar qysh në vitin 1976, ku unë kam punuar për një kohë të gjatë, prej dhjetë vjetësh, në marrëdhëniet e Shtetit Shqiptar me Amerikën Latine. Pas dhjetë vjetësh eksperience në këtë detyrë, u emërova ambasador i Shqipërisë në Meksikë, ku mbuloja dhe gjashtë vende të tjera të Amerikës Qendrore, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë, Venezuelën, Nikaraguan, Panamanë dhe Kosta Rikën. Pra, 12 vjet me Amerikën Latine.

– Në 1988, ju emëruat ambasador në Romë…

Mbas eksperiencës në Amerikën Latine kalova në Itali si ambasador, ku qëndrova deri në vitin 1992. Periudha e qëndrimit në Itali ishte periudha më intensive dhe më interesante, ku edhe unë krijova shumë koncepte të reja, mbi botën, mund të them; mbi marrëdhëniet e jashtme, por në mënyrë të veçantë pashë se si, Shqipëria shikohej nga Perëndimi. E cila ishte dhe gjëja më e rëndësishme.

– Cili ishte gjykimi i italianëve dhe elitën e ambasadave, ku ju merrnit pjesë në pritje të ndryshme diplomatike?

-Ishte periudha e ndryshimeve të mëdha, gjatë kohës që qëndrova në Itali, 1988-1992. Ishte periudha kur ra Muri i Berlinit, kur në Europën Qendrore dhe atë Lindore ndodhën ndryshimet e mëdha të sistemit shoqëror, dhe i vetmi vend që vazhdoi më gjatë se të tjerët ishte Shqipëria, deri në 1991. Ndërkohë që politika perëndimore,dhe Italia si vend kryesor, ndiqte me vëmendje proçeset e ndryshimeve demokratike të Shqipërisë në kuadrin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ngjarjeve në Kosovë e trevat shqiptare në rajon.

-Stacioni i radhës pas Italisë, si ambasador vjen Izraeli. Cilat janë mbresat tuaja?

-Po, në 1998 u emërova ambasador në Izrael, si ambasadori i parë i Shqipërisë. Hapa ambasadën e Shqipërisë. U hap në Tel Aviv. Atje ishin pjesa më e madhe e ambasadave kryesore. Qëndrova për një periudhë dyvjeçare. Ishte një periudhë akoma më interesante Izraeli, pasi ishte vendi ku ne ishim mësuar ta shikonim si “koburja e imperializmit amerikan” në Lindjen e Mesme. Praktikisht, ky ishte slogani i kohës dhe ndryshimet e mëdha sollën një afrimitet, një afërsi midis popujve dhe vendeve tona, por dhe një ngjashmëri të jashtëzakonshme, jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por dhe nga ajo demografike dhe e mentalitetit. Pozita gjeografike e dy vendeve të ngjashme, me komshi dhe eksperiencë pak a shumë të ngjashme.

Historia e marrëdhënieve të mia me Izraelin e kanë zanafillën gjatë qëndrimit në Romë, kur së bashku me ambasadorin e Iraelit në Itali, Mordechai Drory, u bëmë inisiatorë për të thyer akullin e për rivendosur marrëdhëdhëniet tona diplomatike.

Qëndrimi në Izrael u bë akoma më interesant, pasi ishte viti 2000, periudha e ndërrimit të mijëvjeçarëve, mileniumit, ku Izraeli u bë një vend pelegrinazhi nga e gjitha bota. Gjithashtu, u vendos edhe paqja midis grupeve rivale, pra Intifada, dhe na krijoi mundësi dhe të merrnim kontakt me shumë njerëz, jo vetëm me izraelitët judenj, por dhe me pjesën arabe të Izraelit, por dhe me pjesën e zonave të palestineze. Interesante u bë periudha në Izrael, pasi në prill të vitit 1999, ndodhën bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, dhe duke ndjekur nga afër qëndrimet izraelite, qofshin ato politike, shoqërore, pamë disa qëndrime që janë edhe sot aktuale në qëndrime midis dy vendeve tona dhe në gjeopolitikë në përgjithësi, për rajonin tonë.

-Ambasador në Turqi dhe Rumani…

-Marrëdhëniet me Turqinë janë marrëdhënie historike. Ambasadori shqiptar në Turqi ndihet më mirë, pasi janë disa marrëdhënie që mbështeten mbi traditën dhe historinë e dy popujve tanë, por edhe një vend që për konjukturat rajonale dhe ndërkombëtare krijohen disa aleanca në heshtje, në mbështetje të njëra-tjetrës.

Në Rumani është interesante. Me gjithë marrëdhëniet e vjetra historike, Rumania, ndoshta për arsye konjukturale, por dhe për arsye gjeopolitike ka disa rezerva në trajtimin e çështjes së Kosovës. Në këndvështrimin tim, në eksperiencën e gjatë, kam krijuar bindjen që çdo rezervë ndaj Kosovës përkthehet si një rezervë ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi.

Gjatë qëndrimit tim në Bukuresht, ndodhën tre ngjarje të rëndësishme që i dhanë vitalitet veprimtarisë sime atje: Samiti CEFTAS me pjesmarjen edhe të një përfaqësie nga Kosova, Samiti i Frankofonisë kur Shqipëria u bë antare dhe ajo ngjarja më e rëndësishme kur Shqipëria mori ftesën për antarësimin në NATO në Samitin e vitit 2009.

-Për shumë vite ambasador në Greqi. Si do ta përshkruanit?

-Për shumë vite ambasador në Greqi. Si do ta përshkruanit?

-Greqia ishte stacioni i fundit i shërbimit tim diplomatik, nga 2010 në 2017, pra shtatë vjet. Në Greqi vajta në një periudhë ku marrëdhëniet tona ishin absolutisht të ngrira, pa asnjë kontakt diplomatik dhe zyrtar midis dy shteteve dhe qeverive tona, pasi kishte ndodhur rrëzimi i Draft-Marrëveshjes për Delimitimin e Detit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Dhe grekët, të hidhëruar nga ky ndryshim, nga ky rrëzim i draftmarrëveshjes i ngrinë marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Me kalimin e kohës ndodhi një dinamikë pozitive. Në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për antarësimin në BE, vit kur Greqia ishte kryetare e rradhës së BE.Ajo periudhë u karakterizua nga një dinamikë e madhe shkëmbimesh delegacionesh nga të dyja vendet në të gjitha nivelet.

Qëndrimin e një ambasadori shqiptar në Greqi e bën interesante se marrëdhëniet komplekse të fqinjësisë, karakterizohen, mund të themi, në “dashuri dhe urrejtje”. Dy popuj të vjetër, që kanë marrëdhënie miqësore historike, por që vetë zhvillimi dhe natyra njerëzore i bën ato herë pas here ato konfliktuale.

– Si do ta përmblidhnit eksperiencën tuaj gati 50-vjeçare në shërbimin diplomatik?

Në eksperiencën e gjatë në shërbimin tim në diplomaci dhe të punës në marrëdhëniet me jashtë, do theksoja dy fakte: m’u dha mundësia që të shërbej në vende me filozofi dhe besime të ndryshme, por që kanë pasur ndikimin e vet në marrëdhëniet e filozofisë botërore. Në Romë është qendra e katolicizmit; në Izrael një qendër tjetër filozofike, ajo e xhudaizmit. Turqia është një nga qendrat e islamizmit dhe në Greqi,si një qendër e rëndësishme e ortodoksisë. Pra, kam prekur dhe kam ndjerë nga afër filozofinë e katër qendrave kryesore që ndikojnë në mendimin botërore: ajo katolike, islamike, xhudaiste dhe ortodokse.

Nga ana tjetër nga pikëpamja profesionale shërbeva në tre vende siç ishin: Greqi, Itali dhe Turqi. Praktikisht, janë tre vende që Shqipëria ka jetuar dhe do të jetojë së bashku me to sa të jetë kjo botë.Janë tre vende që në marrëdhëniet diplomatike shpesh herë i kapërcejnë protokollin diplomatik dhe bëhen aq konkrete e vitale siç janë marrëdhënit njerëzore midis fqinjëve;.Ndërkohë që konjukturat e politikës ndërkombëtare e kanë sjellë Shqipërinë nën ndikimin e fuqive të mëdha të kohës, që shkojnë dhe vijnë, por që tre vendet me të cilat Shqipëria bashkjeton vazhdon dhe do të jetë dhe të jetojë sa të jetë bota.

-Tashmë edhe autor librash me kujtime nga aktiviteti juaj diplomatik…

-Kam botuar dy libra. Në librin e parë përshkruaj historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën Latine dhe Italinë, deri në vitin 1992, kur ndodhën ndryshimet sociale dhe politike në Shqipëri. Libri i dytë fillon me marrëdhëniet tona me Izraelin, Turqinë dhe Rumaninë dhe periudhën katërvjeçare të qëndrimit tim si Drejtor i Përgjithshëm për Rajonin në Ministrinë e Jashtme. Libri i tretë do të jetë për Greqinë.

– Faleminderit!

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.