Ligor Shyti, poeti naimian i Përmetit!

Shkrimtari dhe poeti prodhimtar Ligor Shyti është përkthyer në disa gjuhë: italisht, greqisht dhe rumanisht.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Një emër i njohur në letërsinë shqipe dhe i përkthyer në disa gjuhë (italisht, greqisht, rumanisht), Ligor Shyti, mund të konsiderohet si “poeti naimian” i Përmetit.

Shkrimtari 65-vjeçar u shkëput nga karriera ushtarake, pasi një aksidenti të rëndë automobilistik, që e bëri të jetojë mbi një karrige me rrota. Pas korrikut të vitit 1991 i është kushtuar artit dhe letërsisë.

Gjatë 32 viteve të fundit, krijimtaria e tij e pasur në shtypin mbarëshqiptar me veprat e tij në prozë: “Çmimi i Faljes”, “Letër nga Ferri”, “Françi, mbesa e kapitenit” dhe “Ishte Eliana”, poezi: “Në aerodromin e ëndrrave të mia”, si dhe publikimi i vazhdueshëm në tregun mediativ të cikleve me poezi dhe tregimeve ne shtypin letrar shqiptar si: Tregime: “Detektivi”- tetor 2006. “Kuqoja” -qershor 2008. “Ledia”– maj 2009. “Eses dhe komente”, -2018, etj.

Në pranverën e vitit 2000 doli në qarkullim libri i tij i parë i titulluar “Çmimi i Faljes”, roman dhe më pas, në vitin 2003, doli libri i dytë “Letër nga Ferri”, roman.  “Françi, mbesa e kapitenit”, roman (2007). “Në aerodromin e ëndrrave të mia”, poezi, lirika, 2009, “Ishte Eliana”, roman, 2012. “Ese dhe komente” në vitin 2018. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme lokale, kombëtare të poezisë dhe fabulës dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme si brenda vendit dhe në Itali e Greqi.

Romani “Letër nga Ferri” është shpallur nga Lidhja ndërkombëtare e krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër, si vepra më e arrirë e vitit 2005. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në shtypin e përditshëm lokal dhe atë kombëtar, si dhe në Kosovë, Sh.B.A. dhe Italinë e jugut. Kohët e fundit është paraqitur në shtyp edhe si përkthyes i gjuhës italiane. Tregime: “Detektivi”,tetor, 2006. “Kuqoja”, qershor, 2008. “Ledia”, maj 2009, e një sërë tregimesh të tjera në vijim. Pjesë e tyre është ende në sirtar, e pabotuar.

Në natën e ndërrimit të viteve

Në natën e ndërrimit të viteve
dua të kem zhurmë
pije pafund.

Në natën e ndërrimit të viteve
dua të kem edhe borë
mundësisht dhe pak hënë.

Në natën e ndërrimit të viteve
dua që…
gjithçka të shkëlqejë si vesë.

Ju lutem:
Në natën e ndërrimit të viteve
Jam pak i dehur
mos më shkruani pa adresë!

*-*-*-*-*

KUR TË IKËSH…

Kur të ikësh
Portën lëre hapur
Të shpresoj se do trokasësh përsëri
Edhe pse e di që kurrë më
kurrë s’do të kthehesh ti.
Kur të ikësh
Gjumin mos ma prish
Të të shoh në ëndërr si një zanë
Edhe pse e di që ne të dy
Kurrë s’do të jemi pranë e pranë.
Kur të ikësh
Hape një dritare
Të t’i shoh në qiell ata sy
Edhe pse e di që kurrë më
Kurrë s’do të shihemi të dy.
Kur të ikësh…
Ec ngadalë.

*-*-*-*

VETMIA

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve
Një Vit i Ri troket në prag
Në një qytet të dashuruar
Sa afër jemi dhe…
sa larg!

Vetminë tonë mes njerëzve ndajmë
Mes tyre heshtim, me ta dhe qajmë
Marazin tonë as shiu s’e ndreq
Sa keq më vjen,
vërtet,
sa keq.

Vera e kuqe dhe rakia
Na shpien në një botë tjetër
Po s’vemë dot atje ku duam
Tek dashuria jonë e vjetër.

*-*-*-*-*

MJER!

Mjer…
Kush më parë një tjetër nuk deshi
Nuk qau me lotë e pastaj nuk qeshi

Mjer…
të papjekur qershinë kush s’e provoi
E ëmbëla, e bukura, më pas e hidhëroi

Mjer…
kush do fronin pa u rrëzuar prej kalit
Mjer ajo çupë që s’u puth prej djalit!

*-*-*-*

LUM!

Lum ai
që pret Diellin pas territ të natës
që mishin e ha pas supës, sallatës

I lumtur ai
që dhimbjen e ndarjes e kaloi një herë
Ai
që pas dimrit kërkoi pranverë.

Lum ai
që prej dallgës pak ujë në det kapërdiu
Ai që të djeshmen nga memoria s’e fshiu

I lumtur ai
që gaboi dhe nxori mësim
Ai që humbi betejën dhe u kthye si trim.

 

 

Publicistikë:

Në qendër të të gjitha gjërave qëndron Mirësia”, maj, 2000

 “Kosina dhe kosinaret në vite”, shkurt, 2007.

“Bastioni” i socialistëve në Përmet, u shkërmoq”, janar, 2007.

Botime në gjuhë të huaja:

Romani “Françi, mbesa e kapitenit”, përkthyer dhe botuar në greqisht dhe italisht.

Cikël me poezi, botuar ne revistën italiane “Artisti a Confronto”në qytetin e Motolas (TA). “Në qendër të të gjithave qëndron mirësia” botuar në anglisht, revista “Mirësia”(2000)

 Vendin e tij në letrat shqipe dhe vlerësimin kombëtar për të:

Është një zë i njohur në letërsinë shqipe dhe më tej. Prezantimi i krijimtarisë së tij në shtypin mbarëshqiptar me veprat e tij në prozë: “Çmimi i Faljes”, “Letër nga Ferri”, “Françi, mbesa e kapitenit” dhe “Ishte Eliana”, poezi: “Në aerodromin e ëndrrave të mia”, si dhe publikimi i vazhdueshëm në tregun mediativ të cikleve me poezi dhe tregimeve ne shtypin letrar shqiptar si: Tregime: “Detektivi”- tetor 2006. “Kuqoja” -qershor 2008. “Ledia”– maj 2009. “Eses dhe komente”, -2018, etj.

 

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929