SHBA mbron sekretet nga hakmarrja mbretërore kundër një ish-spiuni

Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka marrë një vendim jashtëzakonisht të rrallë për të ndërhyrë në një çështje gjyqësore kundër një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës saudite, i cili është vënë në shënjestër nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, në mënyrë që të mbrojë sekretet e inteligjencës


Nga Alex Marquardt, CNN

Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka marrë një vendim jashtëzakonisht të rrallë për të ndërhyrë në një çështje gjyqësore kundër një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës saudite, i cili është vënë në shënjestër nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, në mënyrë që të mbrojë sekretet e inteligjencës.

Nëse çështja gjyqësore vazhdon,  kjo mund të nxjerrë në pah informacionet që mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Padia u ngrit kundër Saad Aljabri, një ish -zyrtar i lartë antiterrorist saudit, i cili gëzon respekt nga zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe antiterrorizmi.

Aljabri – i cili u arratis në Kanada në 2017 , u bë  armik i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, pasi punoi për vite me radhë pranë kreut të antiterrorit të vendit, Princit Mohammed bin Nayef, i cili ishte një rival i Salmanit për fronin.

Një grup kompanish saudite në pronësi të Mbretërisë, të cilin e kontrollon princi, më pas ngriti akuza të përvetësimit të pasurive kundër Aljabrit, fillimisht në Kanada dhe tani në Shtetet e Bashkuara. Aljabri ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar princin, i njohur si MBS, për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrëmbimin  e dy fëmijëve të tij në Arabinë Saudite.

Aljabri ka pohuar se vrasësit e paguar ishin pjesë e të njëjtit ekip që kishte vrarë gazetarin Jamal Khashoggi vetëm disa ditë më parë. Grupi i kompanive saudite që ka ngritur akuzat kundër Aljabri ishte i krijuar “për aktivitete të antiterrorizmit”, raporton abcnews.al

Kompania, e quajtur Sakab, ka akuzuar Aljabrin për mashtrim. Për të mbrojtur veten kundër akuzave, Departamenti i Drejtësisë Amerikane tha se Aljabri do të paraqesë prova në lidhje me informacionet rreth sigurisë kombëtare”.

Sipas një burimi që ka shërbyer në qeveri dhe është i njohur me rastin, informacioni  që mund të dalë në dritë përfshin marrëdhëniet e inteligjencës, operacionet, dhe burimet. Zbulimet mund të jenë gjithashtu të turpshme, veçanërisht për zyrtarët e epokës Obama, duke pasur parasysh natyrën shpesh “të padukshme” të botës së inteligjencës, shtoi burimi.

‘Gjëja e duhur për të bërë’

Ju nuk duhet t’i zbuloni këto gjëra, kjo është gjëja e duhur që duhet të bëni”, tha burimi.

Me çështjen kundër Aljabrit në Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe sundimtari i saj defakto kanë vënë jo vetëm SHBA -në në një pozitë të vështirë, por i kanë dhënë përparësi konfliktit  me Aljabri mbi marrëdhënien e dy vendeve , tha ish -burimi qeveritar.

Ai shtoi: “Më duket një hakmarrje shumë personale që nuk ka interesa afatgjata si për mbretërinë ashtu edhe për SHBA -në dhe për bashkëpunimin e inteligjencës në të ardhmen.”

Javën e kaluar, një grup senatorësh dypartiak i shkruan Presidentit Joe Biden duke vlerësuar dy dekadat e partneritetit të Aljabrit me SHBA-në dhe duke i bërë thirrje Biden të ndihmojë me fëmijët e burgosur të Aljabrit, Omar dhe Sara, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç.

Ata gjithashtu theksuan rrezikun që fushata e MBS kundër Aljabri paraqet për sigurinë kombëtare amerikane.

“Përdorimi i fëmijëve si një mjet”

“Qeveria saudite besohet se po i përdor fëmijët si një mjet për të shantazhuar babanë e tyre dhe për të detyruar kthimin e tij nga Kanadaja, ku ai aktualisht jeton nga frika e ndëshkimit të mundshëm për mbështetjen e tij ndaj rivalit të Princit të Kurorës Saudite, Mohammad Bin Salmon siç “, theksohet në letër, e cila u nënshkrua nga Sens. Marco Rubio, Tim Kaine, Patrick Leahy dhe Ben Cardin.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve të fundit, ne nxisim ju dhe administratën tuaj që të ndiqni një rezolutë miqësore që siguron lirimin e menjëhershëm të Omar dhe Sarës dhe mbron interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, “ shkruhet në letër.

Përveç dy fëmijëve , autoritetet saudite kanë arrestuar rreth 40 anëtarë të tjerë të familjes Aljabri dhe bashkëpunëtorë që ndodhën tashmë në paraburgim, sipas një raporti të Human Rights Watch, duke cituar një anëtar të familjes Aljabri.

“Për katër vite tani, Dr Saad ka mbajtur premtimin për të mbrojtur sekretet shtetërore pavarësisht fushatës së pamëshirshme kundër tij, fëmijëve dhe familjes së tij nga MBS,” tha një këshilltar i Aljabri në një deklaratë.

“Qeveria amerikane duhet të bashkëpunojë në lidhje më këtë rast për të mbrojtur interesat e saj por ka ardhur koha që të bëhen disa lëshime në rezolutë duke i mundësuar lirinë fëmijëve të tij  dhe duke e mbrojtur atë nga persekutimi i mëtejshëm.”

Departamenti i Drejtësisë pret të ketë qasje në  sekretet shtetërore, gjë që do t’i lejojë qeverisë amerikane të bllokojë informacionin që është i dëmshëm për sigurinë kombëtare. Një vendim përfundimtar do të merret në fund të muajit.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Makiaveli, “princi” i së keqes!

"Princi”, famëkeq i Nikola Makiavelit, një traktat për “amoralitetin” politik

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Makiaveli, “princi” i së keqes!

"Princi”, famëkeq i Nikola Makiavelit, një traktat për “amoralitetin” politik