Rubajat e Omar Khajamit dhe përkthimi brilant i Nolit

Gazeta “Dielli” e botoi përkthimin e Nolit krahas atij të anglezit Edward Fitzgerald, që lexuesit të bënin krahasimin mes dy stileve.


Nga Ilir Ikonomi

Në gusht 1924, kur ishte kryeministër i Shqipërisë, Fan Noli i dërgoi mikut të tij Kostandin Tashko në Boston katër strofa që i kishte përkthyer nga Rubajat e Omar Khajamit, dijetar dhe poet i Persisë së lashtë. Tashkoja i botoi vjershat në gazetën Dielli, pa e zbuluar emrin e përkthyesit.

Ai shkruante: “Një miku im fort i nderuar më dërgoi ca strofe vjershash. Ky i bekuar është një nga ata të cilëve bota u ka rënë më qafë, se është i detyruar të merret me gjëra dhe njerëz që s’i shijon dhe s’e shijojnë”.

Tashkoja e botoi përkthimin e Nolit krahas atij të anglezit Edward Fitzgerald, që lexuesit të bënin krahasimin mes dy stileve.

Shumë shpejt u kuptua se përkthimi i Nolit ishte një krijim i mirëfilltë – rrinte aq bukur për nga ritmi, eleganca dhe fryma, saqë edhe sot shërben si shembull se ç’mund të bëjë një përkthyes me materialin që ka në dorë, sado i rëndomtë që të duket.

 

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…