Marrëveshja me BE për Drejtësinë, Manja: Synon një sistem gjyqësor sa më eficient

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi në Kuvend risitë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në fushën e drejtësisë.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot në Kuvend risitë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në fushën e drejtësisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Manja tha se marrëveshja synon një sistem gjyqësor sa më eficient.

Ai tha se marrëveshja ka si qëllim zhvillimin e mëtejshëm të një zone evropiane të drejtësisë, që bazohet në shtetin e së drejtës, pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit, njohjen reciproke, besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin gjyqësor, duke forcuar kështu demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut.

Manja tha se kjo marrëveshje vjen në përputhje me politikat dhe objektivat e qeverisë për sistemin e drejtësisë. “Shqipëria synon të bëhet pjesë e Programit të Drejtësisë duke qenë kështu përfituese në aktivitetet që do të kryhen në kuadër të tij. Aktivitetet dhe veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të këtij programi do të jenë të hapura për aplikim nga ana e institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë, institucionet qendrore dhe të varësisë, Shkolla e Magjistraturës, Akademia e Sigurisë, institucionet e arsimit të lartë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, organizatat e shoqërisë civile, si dhe çdo aplikues që vlerëson se aktivitetet e programit i shërbejnë punës dhe veprimtarisë së tij”.

Manja rreshtoi dhe disa nga aktivitetet që do të financohen nga programi.

“Rritja e ndërgjegjësimit dhe shpërndarja e informacionit mbi politikat dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian, duke përfshirë të drejtën materiale dhe procedurale, instrumentet të bashkëpunimit gjyqësor, jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian; Trajnime dhe shkëmbime praktikash të mira midis palëve të interesuara për të përmirësuar njohuritë mbi legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Evropian, duke përfshirë ndër të tjera ato të drejtën materiale dhe procedurale, të drejtat themelore, përdorimin e instrumenteve të bashkëpunimit gjyqësor të BE, jurisprudencën e Gjykatës e Drejtësisë së BE, gjuhën juridike dhe të drejtën krahasuese”, u shpreh Manja.

“Po ashtu, do të zhvillohen aktivitete në lidhje me sfidat eventuale për funksionimin e zonës evropiane të drejtësisë, për të përmirësuar zbatimin e legjislacionit dhe politikave të BE. Aktivitete mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe zhvillimi dhe mirëmbajtja e mjeteve të drejtësisë elektronike, për të përmirësuar efikasitetin e sistemeve gjyqësore dhe bashkëpunimin, me anë të teknologjisë së informacionit; Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve jofitimprurës aktivë në fushat që financon programi, për zhvillimin e aftësisë së tyre për të reaguar dhe advokuar, si dhe për të siguruar akses për të gjithë qytetarët në shërbimet e këtyre organizatave”, shtoi ai.

Ministri Manja sqaroi se “aktivitetet do të jenë vjetore, duke i dhënë kështu mundësi shtimit të aktiviteteve të tjera, në përputhje me nevojat dhe aktualitetin e zhvillimeve bashkëkohore në fushën e ligjit dhe drejtësisë”.

“Sa më sipër, marrëveshja është në përputhje me politikat e Qeverisë shqiptare për vitet 2021-2025 dhe vizion për 2030, për të përmirësuar sistemin aktual të bashkërendimit të ndihmës së BE dhe asistencës bilaterale e ndërkombëtare, si dhe ngritjes së mekanizmave efikasë, në kuadër të zhvillimit së një sistemi gjyqësor sa më eficient”, nënvizoi Manja.

Projektligji i paraqitur sot në Kuvend synon ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës Së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Drejtësisë, në vijim të miratimit të Rregullores (BE) 2021/693 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 28 Prill 2021 për krijimin e Programit të Drejtësisë dhe shfuqizimin e Rregullores (BE) Nr. 1382/2013.

(Marrë nga ATSH)

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…