Veliaj në SHBA, takim me kyebashkiaken e Xenias, Sarah Mays: Ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”,


Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryebashkiaken e Xenias, Ohajo, Sarah Mays.

Kryebashkiaku Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë foto nga takimi me kyrebashkiaken Mayas, ndërsa bën të ditur se ajo ka qenë në Tiranë në vitet ’90.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Xenias, Ohio, ku sportistët elitarë të “Tiranës” po stërviten në terrenin e Athletes in Action”, bën të ditur Veliaj.

“Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, nënvizon Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë. /ATSH

AKSHI: e-Albania do të përdorë Inteligjencën Artificiale

Në portalin e-Albania, sot kemi 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin

Global 360

Trump pa imunitet, gjyqtarja: Do të ndiqet penalisht!

Donald Trump është i pari ish-president që përballet me akuza penale.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

AKSHI: e-Albania do të përdorë Inteligjencën Artificiale

Në portalin e-Albania, sot kemi 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin