Alberti: Në Shqipëri duhet të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane

Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti tha sot, në një intervistë televizive, se në Shqipëri duhet që të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane.


Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti tha sot, në një intervistë televizive, se në Shqipëri duhet që të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik me Italinë, Alberti theksoi se është e nevojshme që të kemi praninë e shoqërive të mëdha si në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi.

“Strategjia do të jetë vijimi i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të përthithim edhe interesin e shoqërive të mëdha italiane në Shqipëri. Nuk është e vërtetë që në një vend të vogël mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm shoqëri të vogla, është e nevojshme që të kemi praninë e shoqërive të mëdha si në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, këto duhet që të vlerësohen më tej dhe ne do t’i mbështesim këto sektorë. Ne do të japim ndihmesën tonë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare që klima e biznesit në Shqipëri të jetë më tërheqëse. Ka edhe një proverb që thotë “është më thjesht që të mbjellësh dhe të kultivosh në kopsht që të tërheqësh sa më shumë praninë e fluturave”, dhe ne këtë po bëjmë, po punojmë sa më shumë tokën e kopshtit”, tha ai.

Ambasadori Alberti foli edhe për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij “Shqipëria po vijon me shpejtësi në procesin e reformave, gjithashtu negociatat janë hapur dhe tashmë më shumë se kurrë Shqipëria ndodhet shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Pogradec: Hidroplani, mundësi e re për zhvillimin dhe ndërlidhjen turistike të rajonit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Pogradec, ku u prezantua…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Perspektivat e bashkëpunimi kino-evropian në fushën e energjive të reja

Për Shqipërinë - si një mik i shqiptarëve - do ta trajtoja këtë çështje me kujdes dhe me respekt për…