
Tag: Bashkite
Financimi nga Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë shtatë projekte në bashkitë Himarë, Bulqizë, Selenicë, Divjakë, Cërrik, Shijak dhe Vau i Dejës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61, në 46.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se me bashkimin e 15 bashkive me bashkitë e tjera ato do të kenë më shumë fuqi për të konkurruar për programe dhe projekte të Bashkimit Europian.
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, i bëri thirrje opozitës të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive, në vijim të reformës së re territoriale.
Bashkitë që performojnë më mirë dhe ofrojnë rezultate konkrete për qytetarët do të kenë më shumë mbështetje financiare përmes Grantit të Performancës, bëri të ditur sot ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo reagoi sot pas vendimit të miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në lidhje me pezullimin e punimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara në zonat me interes turistik deri më 15 shtator.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot rolin e pushtetit vendor në menaxhimin e situatave lidhur me turizmin, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit vendor.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi sot programin “Rilindja Urbane 2.0”, një paketë investimesh dhe reformash që synon forcimin e bashkëpunimit mes qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesa me kryetarë të disa bashkive në vend, ku në fokus të diskutimeve ishte funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot një seancë dëgjimore me drejtuesit e bashkive të qarkut Korçë, ku u diskutuan efektet e reformës territoriale të vitit 2014, sfidat aktuale dhe nevoja për përmirësime.









