Sejko me përfaqësues të BERZH: Mbështetje për energjinë e rinovueshme, turizmin dhe bujqësinë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga Piotr Jacek Szpunar, drejtor rajonal për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga Piotr Jacek Szpunar, drejtor rajonal për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, në takim merrnin pjesë dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë. Në fokus të diskutimeve ishte mbështetja e BERZH në Shqipëri për energjinë e rinovueshme dhe sektorëve të turizmit dhe bujqësisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in dhe i falënderoi përfaqësuesit e tij për kontributin e çmuar që ai ka dhënë për Shqipërinë, si një ndër investitorët më me peshë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme për sistemin bankar.

“Ai shprehu në veçanti mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen që BERZH-i ofron në vazhdimësi për Bankën e Shqipërisë, së fundmi edhe në fushën e mbikëqyrjes bankare, nëpërmjet asistencës teknike lidhur me vetëvlerësimin e përputhshmërisë me standardet evropiane.”, lexohet në njoftim.

“Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve më kryesore ekonomike dhe financiare të vendit tonë gjatë viteve të fundit, duke theksuar se pavarësisht goditjeve të tërmetit dhe pandemisë, pasigurive të shtuara dhe sfidave të ndryshme si rritja e çmimeve, Shqipëria shënoi rimëkëmbje ekonomike mjaft të shpejtë. Një rol të veçantë pati koordinimi midis autoriteteve kryesore dhe masat e ndryshme të cilat ndihmuan në kapërcimin e kësaj situate me sa më pak efekte negative dhe mosndikimin afatgjatë në zhvillimin e vendit.

Guvernatori theksoi se inflacioni ka qenë në qendër të vëmendjes të Bankës së Shqipërisë dhe se politikat monetare dhe ato ekonomike të ndjekura kanë ndihmuar në ruajtjen e një niveli të ulët inflacioni krahasuar me vendet e rajonit dhe në uljen e pasigurisë. Këto politika të ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit.”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, “Gjatë takimit, përfaqësuesit e BERZH-it rikonfirmuan mbështetjen që ky institucion do të vijojë të japë për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe sektorëve të turizmit dhe bujqësisë në Shqipëri, së bashku me BE-në dhe partnerë të tjerë. Një shembull mjaft i mirë është lehtësimi i financimit të ekonomisë së gjelbër, përmes të cilit BERZH-i ka mbështetur kreditimin e bankave për sektorin rezidencial për investime në përmirësimin e eficiencës së energjisë.”

“Ata u ndalën gjithashtu në rolin që Banka e Shqipërisë ka në cilësinë e Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, duke e cilësuar atë si një nga më të avancuarit në Ballkanin Perëndimor. Ata gjithashtu u shprehën se trendi forcues i kursit të këmbimit është në linjë me rritjen e eksporteve dhe përmirësimet strukturore në balancat e jashtme të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, ata theksuan përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.”, lexohet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

“Përfaqësuesit e BERZH-it vlerësuan bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, si një partner serioz që ka dhënë një vlerë të shtuar për zbatimin e suksesshëm të projekteve të tyre në fushën bankare dhe u shprehën të gatshëm të vijojnë bashkëpunimin në fusha si mbikëqyrja bankare, ndërhyrja e jashtëzakonshme dhe operacionet monetare.”, përfundon njoftimi i Bankës së Shqipërisë.

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor