Në FK Tirana-Beşiktaş JK, ku “fitoi” miqësia midis Shqipërisë dhe Turqisë

REPORTAZH nga “Air Albania”, në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për Conference League: FK Tirana-Beşiktaş JK


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

“Le të fitojë më i miri!”

Kështu urohet kur përballë njëri-tjetrit në futboll janë dy skuadra, të cilat i ke për zemër: FK Tirana dhe Beşiktaş JK.

Dhe më i miri në “Air Albania” ishte Beşiktaş JK. Skuadra turke e Stambollit fitoi 0-2 ndaj FK Tirana të kryeqytetit shqiptar, në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Golat u shënuan nga Daniel Amartey 57′ dhe Vincent Aboubakar 75′.. Ndeshjen e parë në Stamboll, në “Vodafone Park”, Beşiktaş JK e kishte fituar 3-1.

***

Sfida e kthimit e FK Tirana ndaj Beşiktaş JK, për vetë emrin e madh të klubit turk të themeluar 120 vjet më parë, në 1903 (KF Tirana është themeluar në 1920).

I drejtuar nga një trajner i madh, si Şenol Güneş – i cili me Kombëtaren e Turqisë zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror 2002, të zhvilluar në Japoni & Koreja e Jugut – Beşiktaş JK vinte në kryeqytetin shqiptar, si favoriti absolut për të kaluar turin e dytë të Conference League.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për t’i pritur kishte dalë edhe ambasadori në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay. Një tufë me lule për trajnerin Şenol Güneş ishte simbolika më e bukur e mikpritjes në “Vendin e Shqiponjave”, një vend vëlla me popullin turk, me një miqësi gati 600-vjecare.

UEFA Konferans Liginde KF Tirana ile yapacağı ikinci maç için Arnavutluk’a gelen Beşiktaş futbol takımımızı karşıladık….

Posted by Turkish Embassy in Tirana on Wednesday, August 2, 2023

Të dyja klubet kishin nxitur tifozët e tyre për të ardhur në stadium. Beşiktaş JK është 16 herë kampion i Turqisë, ndërsa KF Tirana 26 herë kampion i Shqipërisë.

KF Tirana

#atykulutirona⚡️

Posted by KF Tirana on Wednesday, August 2, 2023

Dhe Beşiktaş JK…

Bugün #BeşiktaşınMaçıVar ?

#KFTvBJK | #UECL

Posted by Beşiktaş on Wednesday, August 2, 2023

Stërvitja e Beşiktaş JKnë “Air Albania” e përcillet edhe me këtë kujtim të bukur.

***

Dëshiroja ta ndiqja “live” sfidën për të shkruar edhe nje Reportazh për dy portalet e mia: Tifozet.al dhe TiranaDiplomat.com.

Së bashku edhe me bashkëthemeluesin e AmerikaSot.com, Albano Kolonjarin, ishim ndër 9519 tifozët e pranishëm në “Air Albania”, stadiumin më modern në Shqipëri.

Zgjodhëm biletat 1000-lekëshe, ato në tribunën qendrore, atë që në zhargonin e tifozëve quhet “karshia”.

Tifozët janë të shumtë.

Pas kontrolli elektronik të biletë dyert hapen dhe futem në stadium.

Një foto kujtim me tifozë të vegjël të Tiranës.

Nuk mungojnë as tifozvët turq që  jetojnë  në  Shqipëri.

FORMACIONET ZYRTARE

Tifozeritë e të dy ekipeve janë shumë dinamike, ku mbizotërojnë në numër ata bardhblu të Tiranës, si vend organizator.

Ndeshja nisi me vonesë dhe me mjaft tension, pas hedhjes së fishekzjarreve në fushë nga tifozët turq dhe më pas përplasja me lojtarin e 12-të të bardhebluve.

Delegati i UEFA-s dhe gjyqtarët  zhvilluan një mbledhje të shkurtër dhe nëpërmjet altoparlantëve u bë e qartë se nëse do të kishte trazira të tjera në tribuna, ndeshja do të pezullohej përfundimisht.

Pjesa e parë me gjithë rastet nga të dyja ekipet përfundoi në barazim 0-0.

Pjesa e dytë dhuroi edhe dy golat e bukur të shënuar nga Beşiktaş JK.

Ja si e paraqitën dy klubet përfundimin e ndeshjes përmes rrjeteve të sociale.

KF Tirana...

Mbyllet sot rrugëtimi i këtij viti në UECL. Një rrugëtim ku bardheblutë luftuan dhe zhvilluan një lojë fantastike…

Posted by KF Tirana on Thursday, August 3, 2023

… dhe Beşiktaş JK

UEFA Konferans Ligi’nde 3. Ön Eleme Turu’na yükseliyoruz! ??

#KFTvBJK | #UECL

Posted by Beşiktaş on Thursday, August 3, 2023

Një ndeshje e bukur, me fitues Beşiktaş JK
por edhe një ndeshje vëllazore. Në fund të ndeshjes edhe një fotokujtim të bukur me turkun Harun Bostan, nëndrejtorin e Kolegjit Turk në Shqipëri, “Turgur Ozal”.

Tiranë, më 3 dhe 4 gusht 2023

Qindra turistë në atraksionet e Elbasanit

Elbasani me trashëgimi të shumta kulturore e natyrore ka hyrë edhe në hartën turistike ditore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Qindra turistë në atraksionet e Elbasanit

Elbasani me trashëgimi të shumta kulturore e natyrore ka hyrë edhe në hartën turistike ditore.