Lidhje me oligarkun rus, arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI-së

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u arrestua për lidhje me oligarkun rus, miliarderin Oleg Deripaska.


Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u arrestua për lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është hetuar vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

McGonigal doli në pension nga FBI në vitin 2018. Ai u arrestua të shtunën pasdite pasi mbërriti në aeroportin JFK pas udhëtimit në Sri Lanka, thanë burimet.

Ai u akuzua së bashku me një përkthyes gjyqësor, Sergej Shestakov, i cili gjithashtu punonte me Deripaska.

McGonigal, 54 vjeç, akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së duke u përpjekur të largojë Deripaskën nga lista e sanksioneve. McGonigal është një nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim.

Të dy, McGonigal dhe Shestakov përballen me akuza për pastrim parash përveç akuzave për shkelje të sanksioneve. Secila nga katër akuzat mbart një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim.

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.