500 vjet shqiptarë, Spiropali vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka surprizuar, por edhe ngazëllyer banorët vendas, duke u veshur me kostumin e tyre tradicional


Këngët e vallet e arbëreshëve të Italisë, gjuha e tyre e ruajtur me fanatizëm për 600 vjet, kostumet e mrekullueshme, traditat, kultura e pasur shpirtërore, të gjitha këto u shpalosën gjatë vizitës së Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Sicili.

Teksa festojnë Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, manifestojnë me krenari rrënjët e tyre që i lidhin me vendin amë, Shqipërinë dhe mikpresin me dashuri e bujari prekëse delegacionet e mbërritura nga Shqipëria e nga diaspora.

Për t’iu bashkuar gëzimit të tyre me rastin e ngritjes së përmendores së Heroit tonë, mbretit të parë të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e për të dëshmuar afërsinë, kujdesin, dhe ndjenjat e pamohueshme vëllazërore, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka surprizuar, por edhe ngazëllyer banorët vendas, duke u veshur me kostumin e tyre tradicional, si për t’u sjellë një mesazh e porosi nga Shqipëria: Ne jemi një!

“Bustet e tij dhe emri i Skënderbeut u japin hijeshi shesheve dhe rrugëve në Tiranë, Prishtinë, Romë, Gjenevë, Zyrih, Paris, Londër, Bruksel, Budapest, Shkup e madje edhe në Miçigan e Çikago, në Shtetet e Bashkuara. Tani Gjergji vjen në bronz si shenjt mbrojtës dhe monument kujtese edhe në qytetin tuaj, si për të na kujtuar ne të gjithëve, që na bashkon një “gljuhë e një gjak”, se secili nga ne sot, e fëmijët tanë nesër, do të jemi po secili një gur në piedestalin e pavdekshëm të Kastriotit tonë”, tha Spiropali.

Aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë, teksa Kryetarja e Kuvendit ka vizituar muzetë vendorë, kishat, bibliotekat, institucionet shtetërore, si dhe ka biseduar e kuvenduar shqip me arbëreshët patriotë e mikpritës të Sicilisë.

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.