Lamtumira për Kadarenë/ Presidenti Begaj: Bashkë me Nënë Terezën, u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe në nder të shkrimtarit të shquar shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të lamtumirës së fundit të organizuar në Tiranë.

Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Zonja e Parë, vendosi kurorën me lule pranë arkëmortit të mbuluar me flamurin e Shqipërisë. Kreu i shtetit shënoi në librin e ngushëllimeve vlerësimet për “Nderin e Kombit”.

“Shqipëria dhe shqiptarët përcjellin sot për në panteonin e përjetësisë gjeniun e tyre të letrave, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Falë talentit të rrallë dhe ndërgjegjes patriotike, Ismail Kadare fitoi për së gjalli statusin e privilegjuar të emancipuesit shoqëror dhe atij identitar.

Novator në stil, si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne. Ismail Kadare do të përkujtohet gjithmonë me nderim si promovues, si askush tjetër, i krenarisë kombëtare, veçanërisht i orientimit evropian të kombit shqiptar. Lamtumirë, i madhi ynë!”

Është ky mesazhi i Presidentit Republikës, Bajram Begaj për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…