Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nis stërvitjen ushtarake “Shpata e përbashkët-2024A” rreth ishullit të Tajvanit

Roja Bregdetare e Fujian-it kreu stërvitje të zbatimit të ligjit rreth ishujve Wuqiu dhe Dongyin të enjten.


Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës filloi një stërvitje të përbashkët ushtarake rreth ishullit të Tajvanit nga ora 07:45 e mëngjesit të së enjtes.

Stërvitja po zhvillohet në ngushticën e Tajvanit, në veri, në jug dhe në lindje të ishullit të Tajvanit, si edhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin.

Li Xi(shqiptim: Li Shi), zëdhënës i Komandës së Zonës Lindore, tha se forcat e ndryshme të kësaj komande, duke përfshirë ato tokësore, detare, ajrore dhe raketore, janë organizuar për të kryer stërvitjen e përbashkët, të koduar me emrin “Shpata e përbashkët-2024A”, nga e enjtja deri të premten.

Stërvitja fokusohet në patrullimin e përbashkët lidhur me gatishmërinë luftarake detare-ajrore, marrjen e përbashkët të kontrollit gjithëpërfshirës në fushëbetejë dhe sulmet e përbashkëta me saktësi ndaj objektivave kyçe, tha Li. Sipas tij, stërvitja përfshin patrullimin e anijeve dhe avionëve që lëvizin drejt zonave përreth ishullit të Tajvanit dhe operacionet e integruara brenda dhe jashtë zinxhirit ishullor, për të testuar aftësitë e përbashkëta luftarake reale të forcave të komandës.

Zëdhënësi theksoi se stërvitja shërben gjithashtu si një ndëshkim i fortë për aktet separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe si një paralajmërim i ashpër kundër ndërhyrjes e provokimit nga forcat e jashtme.

Ndërkohë Roja Bregdetare e Fujian-it kreu stërvitje të zbatimit të ligjit rreth ishujve Wuqiu dhe Dongyin të enjten.

Lai Ching-te mori detyrën si udhëheqësi i ri i Tajvanit të hënën. Në fjalimin e tij të marrjes së detyrës, ai u shpreh hapur se të dy anët e ngushticës së Tajvanit “nuk janë në varësi të njëra-tjetrës” dhe bëri zhurmë për “kërcënimin ushtarak” nga pjesa kontinentale e Kinës, duke synuar të vazhdojë “kërkimin e mbështetjes së jashtme për të kërkuar pavarësinë” dhe “përdorimin e forcës për të kërkuar pavarësinë”. Sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken e uroi Lai për marrjen e detyrës dhe dërgoi disa zyrtarë për të qenë të pranishëm në ceremoni.

Në fund të prillit, presidenti i ShBA-së Joe Biden nënshkroi duke e kthyer në ligj dhënien e një pakete ndihme ushtarake për jashtë vendit, e cila përmban edhe ndihmën për rajonin e Tajvanit. Gjithashtu, trupat e Tajvanit dhe marina amerikane zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Paqësorin Perëndimor në prill.

Komuniteti ndërkombëtar ka arritur prej kohësh në përfundimin se si pjesa kontinentale, ashtu edhe Tajvani, i përkasin “një Kine” dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Parimi i “një Kine” është pohuar gjithashtu në Rezolutën 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratuar në vitin 1971.

Tani parimi i “një Kine” është bërë një normë bazë që rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe numri i vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën në bazë të këtij parimi ka arritur në 183.

Në vitin 2022, pas vizitës së kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në Tajvan, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kreu një sërë operacionesh të përbashkëta ushtarake në veri, në jugperëndim dhe në juglindje të ishullit të Tajvanit, duke organizuar prova të lëshimit të raketave konvencionale në ujërat lindore të ishullit të Tajvanit.
Në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten në Pekin, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin deklaroi se pavarësia e Tajvanit është një rrugë qorre dhe se “sa herë që forcat separatiste të Tajvanit krijojnë telashe, Kina dhe komuniteti ndërkombëtar do të bëhen më të fortë në mbrojtjen e parimit të ‘një Kine’.”

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…