Sejko pret përfaqësues të bordit ekzekutiv të Deutsche Bundensbank

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga Banka Qendrore e Gjermanisë, të kryesuar nga Burkhard Balz,


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga Banka Qendrore e Gjermanisë, të kryesuar nga Burkhard Balz, anëtar i bordit ekzekutiv të Deutsche Bundesbank.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore” dhe bashkëpunimit të deritanishëm të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe Deutsche Bundensbank në lidhje me këtë program.

Vizita e përfaqësuesve të Deutsche Bundensbank synon njohjen nga afër me institucionet pjesë e programit, vlerësimin e përgjithshëm të përfitimit të tyre nga ky program, si dhe përcaktimin e nevojave për të ardhmen.

Guvernatori Sejko e vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Programit, i cili ka si objektiv forcimin e kapaciteteve të institucioneve përfituese, kryesisht përmes përmirësimit të mëtejshëm të instrumenteve të tyre analitike dhe politike, nëpërmjet përvetësimit të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare.

Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet instrumentit të tij për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA III).

Sejko u shpreh se gjatë fazës së parë të programit u trajnuan rreth 80 punonjës të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë gjatë zbatimit të fazës së dytë deri më tani janë trajnuar 24 punonjës, si dhe është vendosur një bashkëpunim dypalësh ndërmjet stafit të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës. Ndërkohë, në komponentin e dytë në nivel kombëtar janë parashikuar 6 bashkëpunime dypalëshe dhe 3 internshipe 10-ditore, nga të cilat do të përfitojnë rreth 70 punonjës të BSH-së.

Aktivitetet e dy komponentëve, rajonal dhe lokal, fokusohen në tema specifike që lidhen me detyrat e bankës qendrore dhe të mbikëqyrjes financiare.

Balz përgëzoi autoritetet për progresin e bërë në aspektin profesional dhe institucional, i cili e ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik e social. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bundesbank për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Gjithashtu, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar si një instrument për dialog institucional, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve të eksperiencave rreth tematikave në fushat si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, siguria kibernetike etj.

Banka Qendrore e Gjermanisë ka rolin drejtues dhe zbatues të Programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin e Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”. Ajo kryeson Komitetin Drejtues të programit dhe ka përgatitur Marrëveshjet e Bashkëpunimit në emër të 19 bankave qendrore të vendeve përfituese dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…