Kisha e Shën Anës, monument kulture i kategorisë së parë

Kisha e “Shën Anës” (Panajotopulla) mbi fshatin Dervician daton në shek.XVI


Kisha e “Shën Anës” (Panajotopulla) mbi fshatin Dervician daton në shek.XVI dhe është monument kulture i kategorisë së parë, por që njihet pak nga vizitorët.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër solli të dhëna për këtë monument kulture.

Kisha e Shën Anës është ndërtuar në një pllajë të lartë mbi fshatin Dervician, në një territor të mbushur me rrënoja të një vendbanimi të hershëm. Kisha është e vogël me përmasa të brendshme 4,5m x 2,9 m, por me interes për sa i përket ndërtimit të saj struktural. Eshtë në formë salle e mbuluar me qemer cilindrik. Në muret gjatësore dalin pilastra,të cilat lidhen me harqe në të dy drejtimet. Harqet tërthore shërbejnë si brinjë rigjiditeti (qëndrueshmërie) të qemerit ndërsa ato gjatësore shërbejnë si mbështetje të këtij qemeri,duke krijuar nike në muret veriore dhe jugore.

Ambienti i altarit ndahet me një ikonostas prej muri, i cili ka dy hyrje dhe dy vende ikonash të mëdha.Apsida e bemes del jashtë në formë rrethore. Ndriçimi është shumë i paktë dhe vjen nga dritare të vogla të hapura mbi portën perëndimore dhe në apside.

Pjerrësia e terrenit mbi të cilin ngrihet kisha ka lehtësuar ndërtimin e një qimitri gjysëm të futur në shkëmb. Ai ka forme katrore me një kollonë në mes ,e cila lidhet me muret perimetrale me harqe ,duke krijuar katër bërthama katrore,dy prej të cilave mbulohen me kupola ,ndërsa dy të tjera me qemer cilindrik.

Muratura është ndërtuar me gurë shtresorë, me vendosje të rregullt të tyre. Kisha është e zhveshur nga çdo përpunim dekorativ. Të vetmet elemente dekorative jane nikja mbi portë dhe dritarja dyfishe mbi të e mbuluara me harqe tulle.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…