Begaj: Qytetarët shqiptarë presin të shohin parlament funksional

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e drejtoi nga Presidenca mesazhin që duhet të kishte drejtuar sot nga Kuvendi


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e drejtoi nga Presidenca mesazhin që duhet të kishte drejtuar sot nga Kuvendi me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, por që nuk iu lejua nga deputetët e opozitës.

“Pamundësia për zhvillimin e një seance normale më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanët dhe deputetët e Shqipërisë përmes jush”, iu drejtua Begaj medieve të pranishme.

“Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tone”, u shpreh Begaj.

“Kuvendi duhet të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të shoqërisë tone, ku pozita dhe opozita bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar, ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës”, theksoi Begaj.

Sipas tij, Kuvendi është hapësira e debateve ku profesionistë të ndryshëm, media, studentë, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen.

“Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për zërin e saj, argumentat e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe argumente. Bashkëpunimi vullnetmirë midis forcave politike ka fuqinë të japë zgjidhje dhe të çliroje energji pozitive. Në Kuvend duhet kultivuar demokracia, frymëzimi për të tashmen dhe shpresa për të ardhmen”, theksoi Begaj.

Sipas tij, Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj. “Pa diskutimin e vazhdueshëm midis ofertave politike dhe dakordësinë e palëve që ato t’i shërbejnë të mirës së qytetarëve dhe prosperitetit të vendit, demokracia është e cenuar. Nuk mund të ketë liri, përparim apo drejtësi sociale pa demokracinë në themel të ndërveprimit tone”, u shpreh Begaj.

“Klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratike. Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE”, vijoi Begaj

“Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejnë forca që konfliktin politik ta zëvendësojnë me bashkëpunim konstruktiv. Përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamentarizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës, pa shuar debatin, që institucionet e shtetit të forcohen”, tha Begaj.

“Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmbajtja janë domosdoshmëri. Prandaj debati lipset konstruktiv. Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut. Sesioni i kaluar i Kuvendit, fatkeqësisht, shpenzoi më shumë kohë për agjenda joparlamentare, se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më”, tha Begaj.

“Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë strategjik SHBA. Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur”, apeloi Begaj.

(Marrë nga ATSH)

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…