Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse nga fatkeqësitë, AKMC marrëveshje me UNDP

Forcimi i Sistemit Kombëtar për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë, është në fokus të marrëveshjes së financimit të nënshkruar mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe UNDP Albania.


Forcimi i Sistemit Kombëtar për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë, është në fokus të marrëveshjes së financimit të nënshkruar mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe UNDP Albania.

Sipas një njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, theksohet se synimi i marrëveshjes është rritja e kapaciteve të mbrojtjes civile në të gjithë vendin, përmes trajnimit të stafit, përgatitjes për emergjencat civile dhe ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve të mbrojtjes civile.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka nënshkruar një marrëveshje financimi me UNDP Albania , që synon forcimin e burimeve financiare të programit “RESEAL- Forcimi i aftësive ripërtëritëse” dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të sistemit kombëtar për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile”, bëhet me dije në njoftim.

Në njoftim citohen edhe dy zyrtarët nënshkrues të marrëveshjes. “Ky financim i qeverisë shqiptare është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt dhe të përgatitur për çdo sfidë.”, u shpreh Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së.

Monica Merino, përfaqësuese e përhershme e PNUD-it, theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara drejt forcimit të aftësive mbrojtëse nga fatkeqësitë, falë punës dhe impenjimit të të gjithë strukturave të koordinuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Vijueshmëria e këtij partneriteti strategjik synon të rrisë më tej kapacitetet e mbrojtjes civile në të gjithë vendin, përmes trajnimit të stafit, përgatitjes për emergjencat civile dhe ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve të mbrojtjes civile. Projekti “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri- RESEAL”, i mbështetur financiarisht nga qeveritë e Suedisë dhe Portugalisë, ka nisur që prej vitit 2020”, përfundon njoftimi.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…