Tregu imobiluar një hap pranë “noterizimit”

Administrator i licencuar nga Ministria e Drejtësisë për ndërmjetësimin e Pasurive të Paluajtshme


Nga Dr. Isidor Koti

Së fundi, me angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në licencimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, duket qartë se qëllimi final ka hyrë në rrugën pa kthim të “noterizimit” të Agjencive Imobiliare. E thënë thjesht, veprimet e shit-blerjes së pronave apo qirave nga agjentët e liçencuar do marrin tagrin e noterit, i cili deri sot është i vetmi subjekt ligjor që kryen lëvizjet e duhura ligjore.

Ndonëse statistikat zyrtare tregojnë se vetëm afro 10% e transaksioneve imobiliare realizohen përmes agjencive, duket qartë se hapja e njëpasnjëshme e tyre nga njëra rrugë në rrugicën tjetër, depërtimi i kompanive ndërkombëtare me brande të famshme, tregojnë se në tregun tonë po bëhet kalimi i ngadaltë dhe i sigurt prej informacionit të sekserëve drejt shërbimit nga stafe profesionistësh që quhen konsulentë (agjentë) imobiliarë.

Shumica e blerësve apo qiramarrësve vite më parë janë orientuar nga sekserët (ndërmjetësit joprofesionistë), por vitet e fundit është vënë re një ndërgjegjësim dhe një kërkesë më e lartë për siguri. Kjo ka dy arsye: së pari, sepse është një “produkt” i sigurt importi funksionimi i agjencive që kanë tagër ligjor, dhe së dyti, sepse agjencitë dhe agjentët e tyre zotërojnë informacionin thuajse të plotë rreth pronës dhe palëve. Edhe marrja qoftë e një kontrate qiraje minore i jep qiramarrësit një siguri më të madhe, sikurse edhe qiradhënësi ka kujt t’i kërkojë llogari në transaksion dhe mbarëvajtje.

Tregu imobiliar, agjencitë e sotme apo sekserët e dikurshëm janë pjesë përbërëse e sektorit të ndërtimit, i cili ka njohur rritjen më të madhe në ekonominë shqiptare gjatë këtyre 30 e ca viteve. Çdo pasuri, sipas destinacionit të saj, vendndodhjes, nivelit të mirëmbajtjes ka një vlerë shume të ndryshme, e cila ka si bazë çmimin referencial si dhe përqasjen me çmimin e tregut. Kohë më parë, në dy artikujt të ndryshëm, gazeta e mirënjohur “The Telegraph” e konsideronte tregun imobiliar shqiptar një destinacion të shkëlqyer për të investuar dhe për të bërë biznes. Gazetari i këtij mediumi shkruante se çmimet e pronave dhe banesave janë thuajse sa gjysma e atyre në Kroaci dhe shumë të ulëta krahasuar me tregjet e konsoliduara evropiane. Atëkohë, shumë lexues shqiptarë aluduan se këto të dhëna nuk përkojnë me realitetin e ardhshëm, që çmimet e banesave në vendin tonë do ndryshojnë. Por nuk është çudi, që me hyrjen e Shqipërisë në BE, këto çmime të bëhen si në Kroaci, e jo vetëm.

Reformat rregullatore, ku janë përfshirë edhe regjistrimi online i hipotekave apo kodet e reja të ndërtimeve, verifikimi i pronësisë së tokës edhe nga firmat ndërtuese etj., tregojnë se tregu i banesave po konsolidohet, ndonëse me pak vonesë. Ky ishte proces i pritshëm dhe tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë që po shkojmë drejt standardeve ndërkombëtare, duke u përqasur me realitetin e kohës, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike dhe pamundësive tona të shumta për t’iu përgjigjur këtij realiteti me të njëjtën “monedhë”, siç trajtohen edhe qytetarët e tjerë europianë.

Brenda këtij evolucioni ku jemi përfshirë, në tregun imobiliar shqiptar vërehen problematika ligjore dhe praktike. Së pari, ideja se shitjet do të deklarohen përmes agjencive imobiliare, nuk duhet të mbetet thjesht në letër, sepse agjencitë e kanë potencialin që t’i trajtojnë klientët jo vetëm me informacion ndërmjetësues, por edhe me tagrin ligjor deri në finalizimin e transaksionit. Prandaj është imediate kalimi në nivel ligjor i kësaj çështjeje, që do t’i jepte një orientim të ri tregut tonë. Është standart i njohur, siç ndodh në çdo shtet të BE-së.

Së dyti, eksperiencat perëndimore tregojnë që agjencitë janë mjaft efiçente dhe të besuara, sepse janë serioze dhe mbrojnë të gjitha palët, ndërsa te ne akoma mungon kultura e veprimit përmes agjencive imobiliare. Mbase për momentin do duket idilike, por në vendet ku ky treg është mjaft i zhvilluar, ekzistojnë edhe shkolla të veçanta, bëhen lëndë nëpër gjimnaze dhe universitete në fushën “real estate”, pra në njohjen dhe veprimtarinë e pasurive të paluajtshme. Këto janë mënyra mjaft të mira komunikimi kulturor, të cilat mund të orientohen në të ardhmen e afërt edhe në edukimin e brezit të ri shqiptar.

Është koha e duhur për të mbështetur këtë treg në rritje, jo vetëm nga faktorët e interesuar direkt në fitim. Ky biznes i bën të gjithë të fituar, nëse do trajtohet me seriozitet, sepse koha në dispozicion dhe angazhimi i kujtdo nuk po shkurtohet vetëm nga teknologjia, por edhe nga punët dhe problematikat e shumta të përditshme të qytetarëve, të cilët po priren të kërkojnë shërbim me standarde bashkëkohore.

*Autori është Administrator i Agjencisë “Prona dhe Pallate Isidori”, licencuar nga Ministria e Drejtësisë për ndërmjetësimin e Pasurive të Paluajtshme

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.