
Tag: Turist
Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese janë prioritet absolut.
Turizmi vijon të shënojë rritje në Shqipëri, me një fluks gjithnjë e më të lartë vizitorësh të huaj gjatë qershorit, duke konfirmuar interesin në rritje për destinacionet shqiptare në nisje të sezonit veror.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së Dumresë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente të aktiviteteve festive në resortet shqiptare, që përcjellin “adrenalinën e verës”.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot opinionin e një turisti francez, që ka përjetuar nga afër mikpritjen shqiptare, bukuritë e natyrës dhe harmoninë fetare.
Rritja e çmimeve në shumë prej destinacioneve turistike të njohura në botë po i shtyn udhëtarët të kërkojnë vende ku përvoja e udhëtimit justifikon më mirë shpenzimet, shkruan Tyler Fox për faqen e njohur turistike traveloffpath.com.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët dhe pushuesit vendas gjatë sezonit veror.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Solar Music Festival, që u zhvillua në Sarandë, duke sjellë një atmosferë festive dhe energji të veçantë në qytetin bregdetar.
Sezoni veror po regjistron flukse të larta turistësh vendas e të huaj, të cilët kanë në dispozicion një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike, që e zgjeron ofertën turistike përtej destinacioneve tradicionale bregdetare.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “këtë vit numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit publik është rritur me 67%, ndërsa sipërfaqja e tyre në të gjithë vendin është zgjeruar me mbi 10%”.









