Motoambulanca për pushuesit, shërbim i ri urgjence në plazhin e Shëngjinit

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.


Në plazhin e Shëngjinit ndihma mjekësore në raste urgjente përveç se me autoambulanca po ofrohet dhe me motoambulanca gjatë këtij sezoni turistik.

Motoambulancat përdoren për të mbërritur më shpejt në vendngjarje në zona ku makina kalon me vështirësi apo trafiku është i rënduar.

Motoambulancat sipas koordinatorit të urgjencës në spitalin e Lezhës janë të pajisura me të gjitha mjetet për të ofruar ndihmën e parë.

“Motoambulanca ka ekipin mjekësor të trajnuar mjek dhe infermier, si dhe të gjitha mjetet e nevojshme për ndihmën mjekësore”, tha koordinatori në një prononcim për mediet.

Vetëm javët e para të sezonit veror pranë shërbimit të urgjencës kanë mbërritur mbi 1 mijë thirrje për ndihmë nga pushues dhe banorë në Shëngjin.

Qendra shëndetësore verore në Shëngjin ndodhet në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit, e dedikuar për të ofruar kujdes dhe ndihmë të menjëhershme në çdo rast urgjence shëndetësore.

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Turist

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…