
Tag: Turist
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Ksamil ndërhynë sot në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut për pushime në shtator, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve që kërkojnë det, natyrë dhe çmime më të përballueshme, shkruan Simona Sirianni në një artikull të botuar në median italiane “Io Donna”.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i parcelave të stacioneve të plazheve publike është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin, sa i takon vijës bregdetare, lumore dhe liqenore.
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të turizmit, jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin në rritje si destinacion turistik, por edhe për çmimet konkurruese që ofron, shkruan Rebecca Ann Hughes në edicionin argjentinas të revistës prestigjioze “Forbes”.
Nga qyteti historik i “një mbi një dritareve” te kanionet e Osumit dhe vreshtat e kodrave përreth, Berati ofron një kombinim të rrallë të historisë, aventurës, gastronomisë dhe mikpritjes, duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët ndërkombëtarë, shkruan Pier Andrea Canei në një artikull të botuar në median italiane “Style Magazine”.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, duke vënë në pah transformimin e qytetit dhe zhvillimin e tij si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme në vend.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës si dhe përshtypje të pushuesve.
Shqipëria vijon të jetë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare, të cilat po e prezantojnë vendin si një prej destinacioneve turistike me interes për t’u vizituar.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 1 milion e 717 mijë pasagjerë.
Shqipëria po shndërrohet në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të Mesdheut, falë ndërthurjes së plazheve, trashëgimisë historike e kulturore, peizazheve natyrore dhe kostove relativisht të përballueshme, shkruan Teresa Navarro Ortega në median spanjolle “Noticias de Vino”.









