Hodaj: Investime në sigurinë kibernetike, mirëpresim ekspertizën europiane

Në mbledhjen e Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) që zhvilloi punimet sot në Berat, Hodaj vlerësoi se ky “është një rast i volitshëm për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë idetë lidhur me mënyrat efikase të luftës kundër fenomeneve kriminale”.


Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj u shpreh sot se Shqipëria ka nisur një proces të madh investimesh që kanë për synim mbrojtjen kibernetike dhe ku kërkohet ekspertizë e dorës së parë, ndaj dhe ekspertiza e lartë europiane është më se e mirëpritur.

Në mbledhjen e Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) që zhvilloi punimet sot në Berat, Hodaj vlerësoi se ky “është një rast i volitshëm për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë idetë lidhur me mënyrat efikase të luftës kundër fenomeneve kriminale”.

“Besoj se angazhimi i secilit prej jush për këtë shoqatë ka një synim parësor: afrimin dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit midis pjesëtarëve të saj”, u shpreh ai.

Sipas zv.ministrit të Brendshëm, tri janë çështjet kryesore në fokus të këtij takimi: emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër krimit kibernetik.

Duke u ndalur te çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me strukturat policore, Hodaj vlerësoi se ky bashkëpunim i ka të gjitha mundësitë që të avancojë falë natyrës së marrëdhënieve shumë të mira që kanë në nivel politik shtetet tona.

“Unë besoj fort se vendet tona fitojnë më shumë siguri kur agjencitë ligjzbatuese veprojnë të sinkronizuar, sidomos në strukturat policore. Në kuadër të luftës kundër krimit ndërkufitar apo kibernetik mund të përfitojmë ndjeshëm nëse koordinojmë forcat dhe burimet tona njerëzore dhe teknologjike”, tha ai.

Hodaj shprehu bindjen se bashkërendimi i aksioneve dhe puna e përbashkët e ekipeve tona rrisin kohezionin dhe efikasitetin e përpjekjeve për t’u shërbyer qytetarëve në vendet respektive dhe rrjedhimisht në gjithë rajonin.

“Tashmë jemi në një fazë ku kufijtë po bëhen gjithnjë e më shumë fluidë, ndërsa rreziqet hibride sa vijnë e shtohen. Ndërkaq krimi i organizuar ka aftësinë për t’u kamufluar, të përshtatet dhe të maskohet pa pasur nevojë për pasaportë apo shtet origjine”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…