
Category: Kronika
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot pasi një mjet lundrues shkeli perimetrin e sigurisë dhe cenoi jetën e pushuesve në plazhin e Shëngjinit.
Në kuadër të monitorimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Lezhës, ku inspektoi masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit dhe zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës me Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Prefektin e Qarkut dhe drejtues të institucioneve vendore.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se situata po ndiqet në çdo moment në koordinim me të gjitha strukturat e angazhuara në operacion.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi reagimin e menjëhershëm të efektivëve të Policisë Kufitare.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme, miratoi dy vendime që synojnë forcimin e mbështetjes ekonomike dhe sociale për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që humbin jetën gjatë kryerjes së detyrës, si edhe për efektivët që plagosen në shërbim.
Ka nisur zbatimi i projektit Smart City, një nga investimet më të rëndësishme në fushën e sigurisë publike, i cili përmes Inteligjencës Artificiale dhe një sistemi të integruar monitorimi synon të transformojë mënyrën e parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve në Shqipëri.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, mbetet prioritet i punës së Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u erdhën në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja për jetën e tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita doli sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, në kuadër të angazhimit për komunikim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm me qytetarët dhe opinionin publik.









