Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, policia shpëton turistin holandez me dy fëmijët e mitur

Policia njoftoi sot se në kushte të një terreni shumë të vështirë dhe në errësirë, pas rreth 4 orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Policisë nxorën pa lëndime turistin dhe dy fëmijët e tij.

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Valon Belën dhe Bekir Halimin, pas informacioneve dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.

Patrullime shqiptaro-italiane në Durrës, Lamallari: Garanci më shumë për qytetarët dhe turistët

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur se prania e përbashkët e forcave të policisë synon të garantojë më shumë siguri për qytetarët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh, përfshirë turistët italianë.

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s, me fokus monitorimin ajror të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Lamallari: Siguria rrugore prioritet, Smart City do të sjellë standard të ri monitorimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore.

Lamallari: Siguria e qytetarëve e para, kontrolle për paligjshmëri në disa zona të Tiranës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kontrollet e Policisë së Shtetit ndaj mjeteve luksoze me xhama të errësuar dhe shkeljeve të tjera të rregullave.

Lamallari: Ndotja akustike nuk do të tolerohet në çdo zonë turistike

Policia e Shtetit ka intensifikuar monitorimet në të gjithë vendin për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmave, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Hita: Angazhim i vazhdueshëm për goditjen e çdo veprimtarie kriminale

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mori pjesë naugurimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat

Lamallari në mjediset e reja të policisë në Berat: Hapësirë dinjitoze për efektivët dhe shërbimin ndaj qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat

Policia shpëton turistin çek, kishte mbetur i bllokuar në malin e Çikës në Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi se përfundoi me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës.