Gonxhja me operatorët turistikë: Promovim Shqipërisë si destinacion kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend, për të bashkërenduar punën për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik kulturor të klasit botëror.

Ministri theksoi se po punohet për të sjellë më shumë vizitorë, për të ruajtur pasuritë historike dhe për t’u ofruar turistëve një përvojë unike dhe të paharrueshme në vend.

“Një moment kyç në bashkëpunimin midis sektorit publik dhe privat, me synim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e paketave turistike që nxjerrin në pah vlerat unike të trashëgimisë sonë kulturore”, e cilësoi ministri takimin.

Shqipëria u vizitua gjatë vitit 2024 nga 11,7 milionë vizitorë të huaj, një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore, si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…