Shehaj në Paskuqan: Votoni Partinë Mundësia, ne jemi zëri i qytetarëve të ndershëm në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se pas 12 majit, do të jetë hera e parë që një parti e re hyn në Parlament pa asnjë mbështetje nga partitë e mëdha dhe përballë të gjitha partive të tjera.


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se pas 12 majit, do të jetë hera e parë që një parti e re hyn në Parlament pa asnjë mbështetje nga partitë e mëdha dhe përballë të gjitha partive të tjera.

Shehaj deklaroi se, Mundësia do të ketë një grup parlamentar që do të përfaqësojnë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një parti e re politike do hyjë në Parlament jo vetëm pa ndihmën e partive të mëdha, por duke i patur të gjitha partitë e tjera kundër. Pavarësisht sulmeve, sot jemi këtu dhe nesër do kemi një grup parlamentar që do përfaqësojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Nuk ka votë më me vlerë se vota për Partinë Mundësia, pasi është e vetmja votë që përfaqëson interesin e qytetarëve.

Nuk duhet t’i dëgjojmë, duhet të vazhdojmë përpara. Do të habiten zgjedhjet e ardhshme, por do habiten edhe më shumë kur ne të vazhdojmë të ngulim këmbë. Kjo është e vërteta, dhe prandaj janë të shqetësuar”, tha Shehaj.

Kreu i “Mundësisë” u shpreh se, kjo forcë politike u krijua prej zhgënjimit nga politika në këto 34 vite, teksa shtoi se ato që Mundësia ka bërë në këto 10 muaj, i ka shqetësuar të gjithë.

“Të gjithë jemi zhgënjyer nga politika dhe kjo është arsyeja pse krijuam një forcë politike, sepse na erdhi në majë të hundës. Do thonë lloj lloj broçkullash. E vërteta është që çfarë kemi bërë ne në këto 10 muaj, i ka shqetësuar të gjithë, dhe nuk kanë argumenta.

Pasi merrnin fjalët tona, i prisnin dhe i nxirrnin në rrjetet sociale, tani kanë filluar në këto mashtrime. Janë shumë të shqetësuar, sepse sipas sondazheve, ne kemi me qindra-mijëra vota, dhe në datën 12 këtu do jemi, dhe aty do shqetësohen me të vërtetë”, u shpreh Agron Shehaj.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…