Berisha nga Shkodra: Kthejmë paratë tek qytetari, fermerët shqiptarë më të diskriminuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në Shkodër.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se fokusi i programit është rikthimi i parave tek qytetarët.

“Do vendosim minimumin jetik 200 euro. Do vendosim rrogën minimale 500 euro.
Do vendosim kartën e konsumatorit ku ata që marrin rroga të ulët dhe pensione do kenë 20 përqind më lirë ushqimet. Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve që ka sot republika italiane, që asnjëri prej jush të mos kërkojë nga njerëzit e vet ilaçe në Itali, t’i blini këtu”, tha Berisha.

“Për çdo biznes të vogël, energjia do jetë 6 lekë nga 18 lekë që është sot. Hapësira publike do jetë pesë herë më lirë se sot. Tarifa e ujit do përgjysmohet. Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla rriten në 180 mijë euro. Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat, nga 23 zbret në 10 përqind. Rrogat rriten menjëherë 13 përqind. TVSH-ja zbret në 15 përqind”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD tha se fermerët e Shkodrës dhe Shqipërisë janë të diskriminuar. Ai argumentoi se shkak i diskriminimit është “Ballkani i Hapur dhe qëndrimet më të papërgjegjshme të kësaj qeverie, në 100 ditë do pesëfishohen subvencionet tuaja”.

“Miqtë e mi, të gjitha këto japin frymëmarrje. Me këto kryejmë një detyrim moral, kthejmë paratë tuaja”, theksoi Berisha.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…