Rama: “Air Kosova” së shpejti fluturime në aeroportin e Kukësit, krenari e përbashkët me Air Albania

Nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) ku edhe u krye sot fluturimi i parë certifikues, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kompania ajrore “Air Kosova” së shpejti do të nisë fluturime në aeroportin e Kukësit.


Nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) ku edhe u krye sot fluturimi i parë certifikues, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kompania ajrore “Air Kosova” së shpejti do të nisë fluturime në aeroportin e Kukësit.

Rama tha se “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare e cila do ta ketë bazën e saj në Kukës, siç do të ketë “Air Albania” bazën e saj në Vlorë. Rama tha se kompania po fillon punën për të siguruar avionët.

“Ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompani e re shqiptare, tani ju të Kosovës do prekeni në mënyrë të posaçme. Një kompani e re shqiptare e cila do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë do të jetë dy avionët e krenarisë sonë të përbashkët Air Albania që do të ketë bazën e vet këtu në Vlorë dhe Kosova që do të ketë bazën e vet në Kukës dhe për ta konfirmuar këtë kam sjellë me vete edhe certifikatën, ky është regjistrimi i kompanisë qysh në janar të 2025″, u shpreh Rama.

“Kompania po fillon për të siguruar avionët dhe për të filluar operacionet në territor. Nuk po jap datë sepse kam mësuar tanimë që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…