Begaj – Abdullah II, diskutime mbi sigurinë dhe ekonominë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një ceremoni solemne mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një ceremoni solemne mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

Mbreti jordanez zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj nisi takimin kokë më kokë me mbretin Abdullah II bin Al-Hussein. Liderëve të dy shteteve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.

Presidenca ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi tête-à-tête (kokë më kokë) mes presidentit Begaj dhe mbretit të Jordanisë, Abdullah II.

Në takim u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar
Begaj dhe Abdullah II shprehën vullnet të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin.

Begaj theksoi se është me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri.

Po ashtu, Begaj theksoi se Jordania ka mbështetur Kosovën për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë.

Shqipëria, shtoi Begaj, mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani.
Begaj nënvizoi se Jordania është vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s
Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se Iniciativa e Procesit të Aqaba-s është një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit.

Begaj theksoi më tej se Jordania është kolonë e fortë stabiliteti, teksa kërkoi forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

Presidenti u shpreh se, Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Sa i takon konfliktit në Lindjen e Mesme mes izraelitëve dhe palestinezëve, Begaj dhe Abdullah II theksuan se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e drejtë.

Burimi ATSH

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.