Rama: Durrësi do të thyejë përsëri rekordin, 9 mandate për PS

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se nëse në 11 maj do të ketë masivitet në votime në Durrës PS do të thyejë përsëri rekordin e vet duke marrë 9 mandate.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se nëse në 11 maj do të ketë masivitet në votime në Durrës PS do të thyejë përsëri rekordin e vet duke marrë 9 mandate.

Në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Durrës, Rama komentoi edhe projeksionet e artikuluara sot në të ashtuquajturin “Memorandum i Kuçit”, ku mandatin e 9-të në Durrës e vendosi me probabilitetin 50%.

“Arsyeja pse unë e vura aq, nuk ka të bëjë aspak me të gjithë ju. Përkundrazi, ju jam jashtëzakonisht mirënjohës që keni ardhur dhe po qëndroni këtu. Por kjo ka të bëjë me sa shumë durrsakët, që nuk para janë njerëz që lëvizin kollaj për ditë të diele për të bërë punë të tjera përveç qejfit të tyre, do të shkojnë në kutinë e votimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri e cilësoi po ashtu këtë takim, si më të madhin që ka parë në Durrës për nga pjesëmarrja.

“Nëse do të ketë masivitet si ky sot këtu dhe nëse të gjithë ju që jeni këtu në takimin më të madh që kam parë në Durrës, jeni pararoja e atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, pa asnjë diskutim qarku i Durrësit do të thyejë përsëri rekordin e vet duke marrë 9 mandate për PS”.

Ndërsa falënderoi kryetarët e bashkive të Krujës dhe Shijakut, Rama vlerësoi veçanërisht punën e bërë nga drejtuesja politike e qarkut Durrës, Emiriana Sako.

“Mbi të gjitha dua të falënderoj kryetaren e bashkisë Durrës që mori përsipër pa e kërkuar, edhe nuk e di çfarë ka menduar kur ia ngarkuam në kryesinë e partisë, barrën të udhëheqë këtë qark. Por sot meriton respektin më të madh për udhëheqjen e qarkut me një qetësi olimpike dhe vendosmëri për t’u admiruar”, tha Rama.

Burimi ATSH

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…