Elbasan, marshimi i parë ndërfetar në Shqipëri kushtuar grave dhe të rinjve

Në sheshin “Elbasan Arena” u organizua marshimi i parë ndërfetar në Shqipëri, një ngjarje historike që bashkoi komunitetet fetare për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve në luftën kundër dhunës dhe në promovimin e barazisë gjinore.


Në sheshin “Elbasan Arena” u organizua marshimi i parë ndërfetar në Shqipëri, një ngjarje historike që bashkoi komunitetet fetare për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve në luftën kundër dhunës dhe në promovimin e barazisë gjinore.

Organizuar nga Qendra e Grave për Zhvillim dhe Kulturë (WCDCA), në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar dhe Forumin e Gruas Elbasan, marshimi u shoqërua me fjalime frymëzuese dhe pjesëmarrje të gjërë nga qytetarët dhe liderët lokalë.

Dr. Rudina Çollaku, presidente e WCDCA dhe drejtuese e marshimit, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të paprecedent.

“Është një ngjarje e veçantë që komunitetet fetare ia dedikuan marshimin mbështetjes së grave dhe të rinjve. Në dekadën e fundit, 159 gra janë vrarë në Shqipëri dhe qindra e mijëra të tjera kanë përjetuar dhunë. Kjo e bën këtë marshim jo vetëm simbolik, por edhe një domosdoshmëri për të ndërgjegjësuar shoqërinë tonë”, tha Çollaku.

Nga ana tjetër, Flutura Açka, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e ngritjes së modelit të Elbasanit si një shembull për të gjithë vendin.

“Elbasani dhe Shqipëria duhet të jenë modele të duhura për mbështetjen e grave. Barazia gjinore është një element i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi Açka.

Deputeti i PS-së, Florenc Spaho, nënvizoi rëndësinë e investimit tek rinia. “Mbështetja nuk duhet të jetë vetëm për gratë, por edhe për të rinjtë. Ata janë filizat e së ardhmes sonë dhe modeli i tyre nuk duhet të jetë ‘më i forti’, por arsimi, dija dhe zhvillimi. Vetëm kështu mund të jemi të denjë për integrimin në Bashkimin Europian”, tha Spaho.

Ndërsa Shpresa Banja, kryetare e Forumit të Gruas, falënderoi organizatorët dhe vuri theksin tek roli i fesë në këtë çështje.

“Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar është një model i veçantë në mbështetjen e grave në Shqipëri. Feja, veçanërisht religjionet abrahamike, duhet të luajnë një rol edhe më të madh në fuqizimin e grave, veçanërisht në kohën e modernitetit dhe krizave globale”, theksoi Banja.

Marshimi përfundoi në atmosferë optimizmi dhe frymë bashkëpunimi, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete në luftën kundër dhunës dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.

Organizatorët shprehën angazhimin e tyre për ta bërë këtë aktivitet një traditë të përvitshme në përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Plani Kombëtar i Veprimit, Manastirliu: Fletorja Digjitale, informacion në kohë reale për prindërit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të gjerë me mësues, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, përfaqësues…

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Plani Kombëtar i Veprimit, Manastirliu: Fletorja Digjitale, informacion në kohë reale për prindërit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të gjerë me mësues, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, përfaqësues…