Veliaj pret ambasadorin e Egjiptit: Tirana dhe Aleksandria, dy kryeqytetet mesdhetare të Kulturës për 2025

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Mohamed Mustafa Heider


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Mohamed Mustafa Heider, me të cilin bisedoi për titullin e përbashkët “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, që Tirana dhe Aleksandria do të mbajnë në vitin 2025.

“Tirana dhe Aleksandria do të jenë dy kryeqytetet mesdhetare të Kulturës për 2025. Është një mundësi që vjen një herë në shekull. Probabiliteti që dy qytetet të lidhen kaq ngushtësisht, të kenë një vijë të shkëmbimeve kulturore, të aktiviteteve, të pasurimit të jetës kulturore në të dy hapësirat tona, është diçka shumë unike. Ne duam ta maksimizojmë dhe unë dua që Tirana të bëjë më të mirën e saj. Jam i sigurt se edhe Aleksandria do bëjë më të mirën e saj, për të pasur një kalendar të përbashkët, për t’u siguruar që teatrot, operat, baletet tona, grupet tona muzikore, grupet tona studentore, të nxënësve të shkollave, ta shfrytëzojnë këtë mundësi shkëmbimi, si një mundësi e jashtëzakonshme për këto dy anë të Mesdheut”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana dhe Aleksandria do sigurohen që vitin e ardhshëm të kenë një vit kalendarik të përbashkët. “Mezi presim të kemi një kalendar të përbashkët dhe të sigurohemi që këtë ta kthejmë në një urë edhe me anëtarët e tjerë të Mesdheut. Ashtu siç Egjipti është një epiqendër e samiteve dhe konventave të të gjithë Mesdheut, edhe Tirana i ka parë leverdinë promovimit të qytetit, si një hapësirë mendjehapur, me mentalitet të hapur, vend shumë i aksesueshëm, por edhe sot me kushtet, hotelet dhe me një infrastrukturë mikpritëse shumë herë më e mirë se ajo që kishim para disa vitesh. Kjo ka kontribuar në ekonomi, kjo kontribuon në hotele, restorante, në biznes, në fluturimet ajrore, ndaj edhe duam që këtë titull të ri të Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës, që ne ndajmë me Aleksandrinë, ta kthejmë në një supermundësi edhe ekonomike për Tiranën”, tha ai.

Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Heider vuri theksin te bashkëpunimi mes dy qyteteve, sidomos në vitin 2025. “Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe kjo është një mundësi që ne të punojmë së bashku, për të promovuar bashkëpunimin mes dy popujve tanë, me mendje të hapur dhe shkëmbime kulturore. Kemi shumë gjëra për të prezantuar dhe për të bashkëpunuar. Do të fillojmë të punojmë me një agjendë aktivitetesh dhe do të shohim sesi mund të përfshihemi dhe sesi mund të zhvillojmë aktivitete që do t’i përfaqësonin të dyja vendet tona në mënyrën e duhur. Nuk do të promovohet vetëm kultura, por do të promovohet edhe turizmi, biznesi, marrëdhëniet mes njerëzve. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera historike për më tepër se 200 vjet, kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer politik, por duam të promovojmë marrëdhëniet mes njerëzve”, përfundoi ambasadori.

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…