Liria e shprehjes, Gonzato: Koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e medieve.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e medieve.

Ai tha se tashmë është koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për të garantuar lirinë e shprehjes.

Disa nga rekomandimet kërkojnë ndryshime ligjore, një pjesë e të cilave do t’i paraqiten Parlamentit nga shoqëria civile përpara mbledhjes së tij në shtator.

Liria e shprehjes dhe e medias është një nga pikat e rëndësishme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gonzato, theksoi rëndësinë e adaptimit të standardeve që kërkon BE.

“Shqipëria ka marrë përsipër të përmbushë kriteret për negociatat në mënyrë ambicioze, për një kohë shumë të shkurtër, në 2027, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Sigurisht, shpejtësia nuk mund të cenojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen”, tha Gonzato.

Angazhimi i të gjitha palëve shihet si faktor kyç për përmbushjen e kritereve të BE-së.

“Ky sesion plenar sot nuk është vetëm për të diskutuar gjetjet, por edhe një mundësi për të reflektuar sfidat dhe mundësitë që kemi. Këto janë të gjitha çështje shumë komplekse dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha palët”, u shpreh Giulia Re, drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Disa nga rekomandimet konkrete për probleme si, pasiguria ekonomike, kushtet e punës së gazetarit, kërcënimet, dekriminalizimi i shpifjes, ndihma ligjore falas dhe krijimi i mekanizmave të reagimit të shpejtë për gazetarët, janë propozuar si ndërhyrje në Kodin Penal dhe atë Civil.

Brenda muajit korrik, rekomandimet do t’i dërgohen Parlamentit. Kjo fazë e parë reformash është iniciativë e përfaqësisë së BE-së në Shqipëri, e realizuar nga Këshilli i Evropës dhe Departamenti i Gazetarisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (Universiteti i Tiranës).

Lexo më shumë nga

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.