Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së

Propozimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”, i kalon për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.


Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, pas dy vitesh punë intensive, sot u miratua në qeveri projektligji i ri për vullnetarizmin.

Muzhaqi theksoi se “ky projektligj është një detyrim për përputhje me legjislacionin e BE-së, por mbi të gjitha një angazhim ndaj të rinjve tanë”.

Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.

Ky projektligj, theksoi Muzhaqi, u finalizua në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Muzhaqi shtoi se “ky është një akt i mirëmenduar dhe i përparuar, që forcon kuadrin ligjor për vullnetarizmin dhe na çon një hap më pranë Evropës – në mendim dhe në qasje sociale”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj ka për qëllim të krijojë një kuadër rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

Ky ligj nuk zbatohet për kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë; dhurimin e gjakut; realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë; angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës; përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin; partitë politike; kryerjen e punëve ose të shërbimeve nga sindikatat apo shoqatat e tjera ekonomike, profesionale dhe tregtare, që synojnë realizimin e objektivave dhe të veprimtarive në interes të anëtarësisë së tyre, në bazë të parashikimeve të statutit; angazhimin dhe trajtimin e vullnetarëve në fushën e mbrojtjes civile, që kryhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.

Propozimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”, i kalon për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.

Lexo më shumë nga

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…