Norbert Jokl, një ndër themeluesit e albanologjisë

Më 25 shkurt të vitit 1887 lindi Norbert Jokli, albanolog austriak, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve


Më 25 shkurt të vitit 1887 lindi Norbert Jokli, albanolog austriak, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve. Ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Ai njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh, kontributi i tij ishte i çmuar si studiues i filologjisë balto-sllave.

Dr. Jokli do të mbaronte shkollimin e tij me shkëlqesa të lavdërueshme (“summa cum laude”) dhe do të konsiderohej që në rini, si një nga studiuesit më të mirë të kohës në fushën e gjuhësisë e kryesisht në lëmin e gjuhëve indoevropiane. Albanologu do të hidhte vështrimin e tij studimor në gjuhën tonë, duke kryer studime të kalibrit botëror. Në mbështetje edhe të studimeve të Gustav Majerit e të Pedersenit, dr. Jokli do ta cilësonte shqipen si vazhdimësi të ilirishtes dhe të trakishtes.

Me ardhjen në fuqi të nazizmit në Austri, studiuesi do të përndiqej për shkak të origjinës së tij hebraike. Kundërvënia ideologjike ndaj prejardhjes së tij do t’i kushtonte edhe jetën.

Kalvari i Joklit zë fill në maj të vitit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin dhe t’i mohonin të drejtat profesionale. Ai kërkoi me ngulm që të vinte në Shqipëri.

Fundi i jetës së tij ishte tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij në Vjenë, ku dy nëpunës të Gestapos e rrëmbyen profesorin nga shtëpia.

Si datë e vdekjes së Norbert Joklit konsiderohet 6 maji i vitit 1942.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave disponon një sërë letërkëmbimesh me albanologun mbi fusha të ndryshme të studimit të kulturës shqiptare.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…