Rama: Angazhimi i administratës publike, përcaktues për shpejtësinë e hyrjes në BE

Rama: Për të realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria 2030.

Rama nënvizoi se, kjo armatë e pazëvendësueshme duhet të hyjë medoemos në një fazë të re energjizimi e profesionalizmi, për të rritur ndjeshëm performancën e Shqipërisë, duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin.

Në aktivitetin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve për energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizmit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin, Rama u shpreh se, “jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit”.

“Jemi në një fazë tjetër të rrugës sonë për t’u bërë pjesë e bashkësisë evropiane si anëtarë me të drejt atë plotë. Jeni në një fazë tjetër të një përpjekjeje që pa asnjë dyshim është historike, sepse historike është që më në fund duke u bërë pjesë e BE-së, Shqipëria të konfirmohet si shtet demokratik, si një shtet me institucione të forta, si një shtet me garanci të plotë për lirinë dhe të drejtat e të gjithëve, si një shtet i denjë për gjeneratat e tjera”, theksoi Kryeministri Rama.

“Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe Shqipëria nuk e ka arritur asnjëherë më parë të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurtë, të mirëqeverisen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës”, shtoi ai.

Sot, theksoi Rama, “Shqipëria, jo vetëm e ka këtë mundësi teorike, që e ka pasur teorikisht qysh kur hyri në rrugën e lirisë dhe kërkimin të bashkimit me familjen evropiane, por sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale, praktike konkrete. Një mundësi e prekshme me sy, sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane nuk është më një ëndërr, nuk është më asnjë iluzion, apo thjesht një ambicie, por është një realitet konkret”.

Rama nënvizoi se, për të realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm.

“Nga sa dhe si administrata publike do të angazhohet këto vite do të përcaktohet dhe shpejtësia në të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por mbi të gjitha do të përcaktohet dhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve, cilësia e funksionimit të shtetit dhe patjetër cilësia e garancive për çdo individ në këtë vend”, u shpreh Rama.

“Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdokush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës publike duhet ta mbajë parasysh, sepse nga çdokush prej jush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshëm kolosale që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë që deri dje ishte krejt e pamundur të imagjinohej, më pas u kthye në një mundësi teorike, ndërsa sot është një mundësi reale për ta bërë këtë vend, një vend që funksionon me të njëjtat standarde, me të njëjtat rrugë, mënyra, sjellje ndaj interesave publike dhe private si një vend anëtar i BE”, tha Rama.

“Unë personalisht kam qenë shumë i shqetësuar kur filloi procesi screening, dhe nuk e fsheh dot që nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe, sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët dhe me disa prej bashkëpunëtorëve që ky mund të jetë momenti ynë i një sëkëlldie të jashtëzakonshme sepse mund të shfaqemi me dobësi që atje në Bruksel nuk i fsheh dot”, theksoi kreu i qeverisë.

“Patjetër që dhe unë personalisht me sa duket kam rënë pre në njëfarë mënyre e një pjese të atij perceptimi të përgjithshëm që administrata publike është një trup njerëzish parazitë, që marrin rrogat dhe s’bëjnë asgjë, që i kanë zënë vendin të tjerëve”, tha ndër të tjera Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Aplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme

Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Aplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme

Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara…