“Me Turqinë na bashkon një histori e gjatë dhe një miqësi e sinqertë”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme: Investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro në Shqipëri


Nga Igli Hasani
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres sot në vizitën e tij të parë në Tiranë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Shkëlqesia e Tij z. Hakan Fidan.

Gjej rastin ta falënderoj Ministrin Fidan, mikun dhe kolegun tim, për këtë vizitë vëllazërore.

Me Turqinë na bashkon një histori e gjatë dhe një miqësi e sinqertë mes dy popujve. Vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, si dhe 100 vjetorin e krijimit të Republikës së Turqisë, por sigurisht që lidhjet mes nesh shkojnë shumë më prapa në kohë.

Para se të jap më shumë detaje mbi ato çka biseduam, dëshiroj që në krye të herës t’i shpreh Ministrit Fidan, e përmes tij popullit e Qeverisë së Turqisë, mirënjohjen tonë për faktin që Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira, si në rastin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, gjatë pandemisë së Covid 19, si dhe gjatë krizës energjetike dhe furnizimit me grurë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Aktualisht, marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë, qoftë për sa i përket dialogut politik, qoftë për sa i përket shkëmbimeve në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, por dhe patjetër edhe diplomacisë janë të shkëlqyera e kanë njohur vetëm rritje e konsolidim.

Sot, ne zhvilluam takimin e dytë të Grupit për Dialog Politik, një mekanizëm i paraparë nga Deklarata e Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar të vitit 2021 në Ankara.

Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në rrafshin dypalësh, rajonal e global.

Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me një rritje kuptimplotë të bashkëpunimit dypalësh duke e konkretizuar atë, me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh në fushën e teknologjisë, transportit, energjisë, mbrojtjes, shëndetësisë, turizmit, arsimit, mjedisit, kulturës dhe shumë fusha të tjera, ku lista është shumë e gjatë.

Diskutuam konkretisht për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në vendin tonë.

Konstatuam se niveli shkëmbimit të vëllimit të tregtisë në kuotën e gati 760 milion euro, nuk pasqyron ndoshta, potencialin ekzistues midis dy vendeve, ndonëse klima e të bërit biznes në Shqipëri është tejet e favorshme. Jemi të vendosur që ky tregues të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove.
Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit dhe mirëpresim sa më parë hyrjen të saj në fuqi.

Diskutuam padyshim për bashkëpunimin rajonal dhe për mundësitë e përmirësimit të tij bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, të cilat garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin demokratik në Ballkan.

Pas përfundimit me sukses të mandatit si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria do vazhdojë angazhimin shumë palësh në disa mekanizma të OKB dhe në 4 nismave rajonale. Përmbushja me sukses e angazhimeve të marra sigurisht do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë.

Dua të vlerësoj në mënyrë të posaçme Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme rajonale dhe globale.

Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk të aderimit të Suedisë në NATO. Tashmë arkitektura e sigurisë evropiane bëhet gjithënjë dhe më e plotë

Me kolegun Hakan bashkëndamë vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë, që po mbush gati dy vjet, dhe kemi shprehur mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në kushtet e sfidave të reja, të shkaktuara, ndikuara, apo inkurajuara nga konteksti i zhvillimeve në Ukrainë, konstatuam nevojën për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin tonë dypalësh, me partnerët tanë evropianë dhe në NATO, për t’u përballur me sukses me sfidat e sigurisë të të gjitha dimensioneve.

Faleminderit Ministër, për këtë vizitë dhe këtë bisedë të frytshme që patëm sot, si dhe për këtë miqësi historike dhe solide, për të cilën ndihemi të gjithë krenarë.

Mirëseredhe dhe njëherë!

(Fjala e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, në Konferencën e përbashkët për Shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hakan Fidan)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…