Xhiroja e Evropës dhe procesi i zgjerimit

Zgjerimi i BE-së ishte një nga pikat kryesore të agjendës së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada.


Nga Lea Ypi

Kur unë po rritesha, në Shqipërinë komuniste në fund të viteve 1980′, gjatë netëve të ngrohta të verës nuk kishte shumë për të bërë, përveç xhiros. Xhiroja (e cila e ka origjinën nga fjala latine girare dhe ajo e greqishtes së vjetër ‘γῦρος’, që përkthehet fjalë për fjalë: ‘të ecësh në një rreth vicioz’) është çfarë evropianët do ta quanin në mënyrë objektive një ‘passeggiata’, ‘promenade, ose ‘Spazierengang’.* Por kishte diçka më shumë te xhiroja se çfarë mund të përshkruajnë këto fjalë, ishte një ritual shprese dhe qëndrese, sikur nuk të bëhej vonë që nuk kishte gjë tjetër për të bërë, përveç xhiros, sikur mes një morie aktivitetesh alternative joekzistente, xhiroja ishte më e mira në çdo rast.

Çfarë përfshinte xhiroja? Në qytetin tim të lindjes në Durrës, në bregdetin e Adriatikut, njerëzit vishnin rrobat e tyre më të mira, dhe sapo perëndonte dielli, shëtisnin përtej qendrës së qytetit deri sa arrinin detin. Përshkrimi se ku ishte fundi i xhiros është paksa mashtrues. Gati e bën të tingëllojë sikur kjo e fundit kishte një qëllim, sikur po shkoje diku, po takoje dikë, ose po mbarojë ndonjë punë. Në të vërtetë s’kishte qëllim. Xhiroja ishte qëllim në vetvete. Kishte rregullat, simbolikën dhe ritmin e saj. Jo shumë shpejt (kjo do të nënkuptonte se po shkoje diku) dhe jo shumë avash (kjo do të krijonte një turmë me njerëz duke i detyruar të gjithë të ndalonin).

Në shumë mënyra xhiroja ishte si procesi i zgjerimit të -së. Vazhdonte pafund në një rreth vicioz dhe pyetja se ku po shkon është e vetmja që ngjan e papërshtatshme për t’u shtruar. Më rrumbullaksinë dhe rregullsinë e saj dhe monotoninë e saj mekanike, ishte njëkohësisht e pashpresë dhe shpresëdhënëse, hareshëm sfiduese dhe sfilitëse e dorëzuar.

Por ka edhe elemente të tjera që më bëjnë të mendojë për Evropën dhe këto shëtitje rinore. Në Durrës, të dilje në  ishte sikur të bëje një tur imagjinar nëpër historinë e Evropës. Çdo syresh kalonte zakonisht përpara disa rrënojave arkeologjike të shkatërruara, ku kolonat e thyera rikujtonin ditët antike kur qyteti quhej Epidmnos, një emër që më vonë romakët e ndryshuan, pas kishte diçka me damnos, një mallkim në të.

Oligarkët e mërguar të Epidamnosit shfaqen dukshëm në Luftën e Peloponezit të shkruar nga Tukididi, një nga tekstet kryesore të qytetërimit evropian dhe një nga mësimet e para për pushtetin dhe realizmin në sferën ndërkombëtare. Ato shfaqen gjithashtu në librin “Politika” të Aristotelit, si një shembull i degjenerimit të sundimit oligarkik: të pasurit kthehen kundër të varfërve, të varfrit luftojnë kundër kontrollit nga të pasurit, lindja e demagogëve. Fuqia, pasuria, realpolitika: nëse e gjithë kjo tingëllon e njohur, është sepse trashëgimia kulturore e Evropës përbëhet nga vlera universale, por edhe nga shkelje universale të vlerave.

Vlerat dhe antivlerat

Vetëm pak përtej rrënojave arkeologjike, ishte një amfiteatër romak (ose gjysma e amfiteatrit, pasi pjesa tjetër është ende e varrosur nën tokë, me shpresën se një ditë mund të ringjallet nga fondet e BE-së). Është amfiteatri më i madh në Ballkan, i ndërtuar nga perandori Traianus në shekullin e dytë pas Krishtit. Edhe pse, për të qenë më të saktë, Traianusi vetëm e porositi ndërtimin; gurët u vendosën nga skllevër pa emër. Jo vetëm vlerat dhe antivlerat bashkëjetojnë, por ndonjëherë njëra është parakusht për tjetrën.

Më tej në xhiro, pikërisht pas amfiteatrit ndodheshin muret bizantine të qytetit, të ngritura pas një tërmeti nga perandori lindor Anastasius Dicorus, i lindur dhe i rritur vetë në Durrës. Dhe në anën tjetër të murit, ishte kulla veneciane, që nga koha në të cilën Durrësi njihej si Dukati i Durazzo-s, një koloni e Republikës së Venedikut e rifituar nga normanët, e kontestuar më vonë nga anzhutë, serbët dhe hungarezët, përpara se konflikti të zgjidhej në mënyrë vendimtare me zgjerimin e Perandorisë Osmane. Nga e cila, çuditërisht ka vetëm disa gjurmë: një xhami e vjetër, e kthyer në qendër rinore gjatë përqafimit të dhunshëm të ateizmit nga komunistët, disa shtëpi, disa dyqane.

Kur mbaroi Lufta e Ftohtë, gjithçka ndryshoi. Xhiroja u bë më e gjatë. Ajo i çoi njerëzit përtej rrënojave arkeologjike, përtej mureve të qytetit, përtej detit, në pjesë të ndryshme të Evropës, në Bashkimin Evropian. Ushtarët evropianë, dikur të mobilizuar për të pushtuar toka të huaja, tani patrullonin kufijtë e saj të jashtëm. Institucionet evropiane u preokupuan nga pyetja nëse këta evropianë të rinj, aspirues, ishin të njëjtë me ata të vjetërit, të suksesshmit. A e meritonin të vinin? A kishin arsye të vlefshme për të udhëtuar? Mbi çfarë arsyesh mund të zhvendoseshin? A ishin vlerat e tyre në përputhje me ato evropiane?*

Shqipëria dhe Evropa

Kur më pyesin a e meriton Shqipëria të jetë pjesë Evropës, mendoj për shëtitjen time nëpër Durrës dhe më bën të buzëqesh. Ka qenë e vështirë për t’u lënë jashtë Evropës në mijëra vitet e fundit. Edhe nga e mira edhe nga e keqja. Por pyetja është domethënëse e qëndrimit të atyre që e parashtrojnë, duke barazuar idealet e Evropës me realitetin e institucioneve të BE-së, Brukselin me emancipimin universal, procesin e zgjerimit me një kurs me pengesa të vendosur nga shtetet anëtare, të suksesshme dhe meritplota të Evropës për (në rastin më të mirë) homologët e tyre aspirantë të paaftë, (në rastin më të keq) dhe të korruptuar.

Në tetor 2022, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, shqiptarët u qetësuan kur dëgjuan komisioneren e BE-së  të deklaronte gjatë një konference për shtyp: “Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë”. Ja ku i keni, të gjitha përballjet e BE-së dhe të gjitha mundimet e procesit të zgjerimit në një metaforë.

Te kjo metaforë mbështet formulimi më i thjeshtë i një marrëdhënieje të shtrembëruar: jo marrëdhënia mes të barabartëve, por ajo e nxënësit me mësuesin, e atyre që kanë mençuri për të dhënë mbi ata që kanë mësime për të mësuar, e shkopinjve dhe karotave, e sanksioneve dhe e shpërblimeve. A mund të “mësohet” vërtet liria dhe demokracia? Dhe a janë këto llojet e mësimeve që shtetet aktuale të BE-së janë të aftë të japin?

Të paktën vendet kandidate kanë detyra shtëpie për të bërë. Po BE-ja? Vlerat e saj janë të njohura: të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor, sundimi i ligjit, barazia, liria, demokracia, respekti për pakicat. Ato u mësohen me aq pasion shteteve kandidate dhe përqafohen me aq padurim në fjalimet e liderëve para anëtarësimit, sa do të shndërronin në një besimtar edhe cinikët më të palëkundur. Realiteti është më i ndërlikuar.

Nuk mund të ligjërohet për të drejtat e njeriut ndërkohë që shkurton fondet për projektet humanitare (siç ka kërkuar kohët e fundit Italia). Nuk mund të predikohet dinjiteti njerëzor ndërsa lihen njerëzit të mbyten në Mesdhe. Nuk mund të lavdërohet shteti i së drejtës ndërsa orkestrohen sistematikisht sulme ndaj gjykatave (si në Poloni dhe Hungari).

E vërteta e trishtueshme është se për të gjitha këto çështje, idealet janë shumë larg realitetit, dhe axhenda e BE-së, nëse nuk është e përcaktuar, atëherë zvarritet nga e djathta ekstreme. E majta, liberalët, të gjelbërit, qendra, thjesht ngushëllohen me faktin se nuk është aq e keqe sa mund të ishte në realitet: është aq e keq sa rezistenca që has.

Imazhi që BE-ja ka projektuar tradicionalisht mbi shtetet kandidate – parimore, e sigurt, e vendosur  – është e kundërta e asaj se si duket nga brenda. Studiuesit më parë debatonin mungesën e demokracisë së saj të brendshme, çështja themelore tani është bërë mbijetesa e BE-së.

Por çështjet e zgjerimit të jashtëm dhe reformës së brendshme nuk janë aq të ndara sa duken. Ndërsa partitë e krahut të djathtë fitojnë zgjedhjet në një shtet anëtar pas tjetrit dhe ndërsa partitë e majta gjithnjë e më shumë i bëjnë papagallin atyre, projekti tronditet në thelb. Çfarë lloj BE-je do të dalë nga kriza aktuale? Me gjithë sa dimë, mund të jetë ajo që pasqyron Zeitgeist-in: politikisht autoritare, kulturalisht esencialiste, përjashtuese deri në mizori.

Mbijetesa e BE-së

Çfarë kuptimi ka, nën rrethanat aktuale, debati rreth zgjerimit sikur të ishim në një kohë politike normale? Kush është qëllim pas statuskuosë: përmbajtja e afateve, krahasimi midis rasteve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, vendosja e qëllimeve dhe zbatimi i përparësive? BE-ja nuk ka ngjarë kurrë më parë kaq e pashpresë. Sigurisht, fokusi nuk duhet të jetë se çfarë mund të mësojë për t’u zgjeruar, por se çfarë mund të mësojë për të mbijetuar.

Kjo do të kërkonte një qasje të re kundrejt zgjerimit dhe integrimit, duke i analizuar jo si dy probleme, por si një. Kërkon që të ndërveprohet me vendet kandidate jo si me vartës, por si me partnerë, jo si subjekte pasive, por si aktorë të barabartë.

Për dekada tashmë, procesi i zgjerimit është munduar ta përmirësojë demokracinë në vendet kandidate, por edhe e ka varfëruar atë. Nga njëra anë, procesi i integrimi e ka mbajtur shpresën gjallë, brenda BE-së dhe jashtë, i dha qytetarëve një qëllim, një vizion për të ardhmen midis shembjes totale të besimit tek ideologjitë. Nga ana tjetër, ndërkohë që BE-ja inkurajonte përqafimin e parimeve abstrakte, ajo reduktoi hapësirën për shkëmbim parimor.

BE-ja inkurajoi sundimin e ligjit, por shpërqendroi vëmendjen nga kritikat strukturore. Nëse për të gjitha sëmundjet sociale tani fajësohet “korrupsioni” i elitave vendase (sikur vetëm jashtë BE-së ky korrupsion mund të gjendet), kjo vjen për shkak të hegjemonisë së diskursit të zgjerimit të BE-së. Konkluzioni i arritur ishte se nuk ka rregulla të këqija, ka vetëm njerëz të këqij. Rezultati është se njerëzit në rajon mund t’i përfytyrojnë politikanët (të gjithë politikanët) vetëm si hajdutë.

Natyrisht, diçka e tillë tani ndodh edhe në BE. Kjo thjesht ilustron se sa shumë kohët kanë ndryshuar. Procesi i zgjerimit të jashtëm nuk mund të mbetet imun ndaj asaj që ndodh në brendësi. Ata që i rezistojnë BE-së aktuale, që janë joshur nga e djathta, nuk i rezistojnë asaj sepse kjo e fundi i duket trendi, ose shumë kozmopolite. Shumë thjesht dhe me shumë arsye do të shtoja se ata i rezistojnë sepse nuk ndihen të përfaqësuar.

Është ky boshllëk përfaqësimi që plotësohet nga e djathta ekstreme, duke e kthyer atë në një pyetje ose/ose: ose “ju” ose “ata”, ose “Evropa” ose “shteti”, ose “emigranti” ose “punëtori i bardhë”. Problemi i BE-së nuk është se ajo është transnacionale, por se ajo nuk është mjaftueshëm transnacionale, se është transnacionale vetëm për elitën. Nocioni se të gjithë jemi të barabartë në bërjen e ligjeve që na kërkohet t’i bindemi (ose rregulloreve të BE-së me të cilat duhet të përputhemi) është kaq i pavërtetë në një botë me ndasi ekonomike strukturore dhe përçarje politike, se është befasuese dhe për të ardhur keq që është bërë vetëm një thirrje tubuese për të djathtën.

Reforma demokratike

Në Republikën e Platonit, demokracia krahasohet me një pazar politik. Njerëzit gëzojnë aq shumë liri sa mund zgjedhin çdo formë qeverisjeje si themel të komunitetit të tyre politik, sundim i popullit (demokracia), sundimi nga të pasurit (oligarkia), sundimi nga më të aftit (aristokracia), dhe kur demokracia dobësohet, sundimi nga tiranët.

Është e mirënjohur që Platoni nuk ishte një demokrat dhe fjalët e tij duhet të merren si një paralajmërim. Në rastin e shteteve kombëtare, prezenca nominale e sovranitetit jep iluzionin e kontrollit popullor, politika bëhet dhe një herë hapësirë e lirisë. Institucionet e BE-së mund të bëjnë përpara vetëm me politika. Dhe ndërsa politika të mira qarkullojnë: një marrëveshje Evropiane për klimën, një politikë e  përbashkët për migracionin dhe (kur gjërat shkojnë mirë) një skemë për taksimin progresiv, siç kemi parë kohët e fundit, reformat e mira vihen në rrezik nga politika e keqe.

BE-ja s’ka qenë kurrë më e ndjeshme se sa sot nga politika e luhatshme e vendeve anëtare (Brexit ishte vetëm paralajmërimi i parë). Kështu që, krijimi i politikave të mira, përfshirë politikat e mira për zgjerimin, nuk mjaftojnë më. Politikat e mira nuk e mbrojnë dot veten, ato kanë nevojë për ndërhyrjen e njerëzve. Ndryshimi i vërtetë në BE kërkon ndërtimin e një lëvizjeje që shtrihet në gjithë Evropën që advokon për politika përfshirëse dhe radikalisht egalitare, një grup institucionesh dhe rregullash që praktikojnë lirinë dhe barazinë që predikojnë.

Problemi me  e jashtëm të BE-së nuk mund të ndahet nga reformimi i brendshëm i saj. Por ne nuk do të bëjmë progres nëse mbetemi të bllokuar në debate se kush nga vendet do të anëtarësohet i pari, cila është data më e mundshme e zgjerimit, kush do të jetë i dyti, kush do të vijë më pas. Ajo që nevojitet është një aksion politik vendimtar dhe qartësia që i karakterizoi themeluesit e BE-së: një vizion i ri ekonomik që tejkalon limitet e kapitalizmit dhe institucione të afta për t’u dhënë qytetarëve përfaqësim të vërtet demokratik. Shkurt, një model i ri ekonomik transnacional i kombinuar me një model të ri politik transnacional.

Evropa është në një pikë kthese vendimtare. Ose do të fomësohet nga e djathta, e cila do ta shkatërrojë përbrenda, ose do të shkojë në një drejtim të ri, i cili vendos përpara jo atë se çfarë mund t’i mësojë të tjerëve, por se çfarë mund të mësojë për idealen për të mbijetuar.

Xhiroja e Evropës

Në fund të xhiros sime në Durrës arrija në një zonë që njihej nga brezat e moshuar si Vollga (nga emri i një hoteli i frymëzuar nga Bashkimi Sovjetik) dhe për ne fëmijët si Rezistenca, ose sheshi i Rezistencës, që e merrte emrin nga një monument komunist që përkujtonte rezistencën shqiptare kundër agresion fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Monumenti përbëhej nga një seri shkallësh ngjitëse (që fëmijët i përdornin si rrëshqitëse) që të çonin te një skulpturë socialiste e një ushtari të panjohur. Vështrimi i tij ishte i fiksuar drejt detit Adriatik dhe kishte diçka të përhumbur, gati melankolike në shprehjen e syve të tij. Por duart e tij ishin të drejtuar lart, duke mbajtur një armë të drejtuar drejt Italisë, në anën tjetër. Ishte një imazh plastik dëshire dhe dhune.

Megjithatë, askush nuk e vinte re dhe njerëzit në Durrës kalonin përreth monumentit sikur të ishin në një kortezh, të përthithur nga hallet e tyre te përditshme, duke i hedhur një sy vjedhurazi dhe rrallë duke ndaluar për ta soditur. Kjo gjithashtu ka të bëjë me BE-në. Një kortezh pafund rreth të shkuarës. Ne nuk ndalojmë kurrë, nuk shohim kurrë lart dhe nuk mendojmë. Ajo shtrihet aty si një statujë e vjetër bronzi, me mësimet e saj më të rëndësishme të fshehura edhe pse të dallueshme.

Ky artikull është botuar më parë në blogun e London School of Economics.

Lexo më shumë nga

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!