Mira Kuçuku pikturon alkiminë dhe magjinë në tym

Një ekspozitë në “Maison de l’Albanie” që duhet ta shikoni!


Nga Luan Rama

Ajo pikturon në botën e tymit kur argjili i nxehtë është ftohur, pikturon pas kalimit të afshit të zjarrit, ajo, e përhitura që shpesh flokët e saj digjen e përzhiten tek përkulet mbi krijimet e saj brenda në furrë në temperaturën e 1050° C. Ka duar të rreshkura por një shpirt të ëmbël, pasionant dhe të gëzuar.

Eshtë Mira Kuçuku, qeramistja më e mirë shqiptare, me një eksperiencë prej afro pesë dekadash, gjithnjë me duart në argjil, duke pjekur terrakotat dekorative. Kuçuku bën alkimi, e krijon të bukurën nga zjarri, balta dhe tymi, për ta ftohur pastaj krijesën e saj me ujë ku hiret tashmë janë ngjizur. Të ngjan se ka sakrifiuar duart për ti dhënë frymë skulpturës.

Krijimet e saj në raku janë të jashtëzakonshme. Poçarët japonezë të shekullit XVI do të ndjeheshin të lumtur të shihnin artin e kësaj shqiptareje me krijimet e saj : për më tepër që kjo teknikë kaq e vjetër dhe moderne sot, është vënë në shërbim të tradicionit shqiptar të krijimeve popullore, miteve, legjendave, çka i jep artit të saj identitet dhe origjinalitet.

Të shohësh Rozafën e legjendës shqiptare ashtu të shtrirë në prag të vetsakrifikimit është ti përgjërohesh dashurisë dhe mëmësisë, zjarrit dhe shpirtit, është të sjellësh tregimet pagane dhe ti shkruash mbi argjil si tekste të shenjta ku figurat e tyre ngjizen përjetësisht mbi argjil.

Po, Mira Kuçuku pikturon alkiminë dhe magjinë në tym ku mbi të zezën e figurës së dalë nga furra ajo nis të pikturojë, të vendosë botën e ngjyrave. Dhe David Roberts, mjeshtri i madh në Toskanë ku ajo mori mësimet e para të rakusë do të krenohej sot me krijimet e qeramistes shqiptare, ku dhe nudot e saj kanë hire të veçanta, vajza me gjinj të bukura, burri dhe gruaja gjithnjë pranë, referencë e Adamit dhe Evës, hire trupore ku duhen orë të palodhura për ti nxjerrë në dritë.

Ejani dhe shikojeni këtë ekspozitë në Maison de l’Albanie. Qeramikat sapo janë vendosur. Eshtë tradicioni shqiptar i shkruar mbi tymin e rakusë.

Aty do të pikëtakoni Virgjëreshën Mari, frymëzuar nga ikona e famshme e Onufrit e shekullit XVI. Ikonat mesjetare na rivijnë këtu në qëndër të Parisit për të na folur mbi një artiste që i është përkushtuar artit edhe pse duart e saj janë djegur shumë herë në furrat e terrakotave dhe të rakusë e që megjithatë guxojnë ende të shkojnë drejt zjarrit si të ishte në botën antike !

Dhe është e vërtetë kur ajo thotë: “Kam rënë në dashuri me rakunë!”

Faleminderit Mira Kuçuku ! Takohemi sërish në vernisazhin tënd, të djelën 26 nëntor 2023.

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.