Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi

Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi


Kryeministri Edi Rama tha se buxheti për bujqësinë, nuk është përgjigja për sfidat që janë përpara në këtë sektor dhe për zhvillimin që kërkohet të bëhet.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë, në një agroturizëm në Cërrik, Kryeministri iu përgjigj kërkesës së një sipërmarrësi që u shpreh se industria e bimëve dhe erëzave në Shqipëri po kalon momente shumë të vështira për shkak të disa probleme globale siç janë zhvlerësimi i euros dhe dollarit, si edhe mungesa e financimeve në agropërpunim.

Rama tha se u bënë shumë vite që përpiqet të krijohet një realitet kapitalist, ndërsa kryefjala është buxheti.

“Mblidh taksa dhe jep buxhet, dhe të gjithë turren te buxheti. Duan më shumë buxhet, ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 milionë euro është linja e kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe kjo është një linjë kredie jo konvencionale, që nuk ka interesat e një kredie që jep sot banka. Është një kredi shumë më e butë, plus me një garanci sovrane nga Qeveria”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se bashkia duhet të jetë e para forcë e interesuar që të ulet me fermerët dhe të realizojë projekte, si edhe të ndërtojë një shoqëri të përbashkët ku të përfshihen fonde. Sipas Ramës, për këtë shoqëri të përbashkët të merret një kredi përkatëse, e garantuar nga shteti, pasi nuk është vetëm një çështje subvencionesh.

“Me subvencione nuk shkojmë larg, thjesht mbijetojmë. Ndërkohë, që në rast krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe ku qeveria bëhet pjesë, përmes Garancisë Sovrane me kredinë. Financimi është shumë i madh se 10 vjet financim nga subvencionet”, pohoi Rama.

“Ju duhet të bëheni promotorë të kësaj sepse i keni kapacitetet. Të bëni një projekt, të uleni me bashkinë dhe të thoni çfarë do bëjmë tani. Bashkërisht kjo kompani mund të aplikojë dhe për fonde të tjera, kjo mund të shkojë te AZHBR-ja, kudo për të aplikuar. Bashkitë nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se buxheti i shtetit për bujqësinë është vetëm një element, ndërsa iu drejtua fermerëve dhe sipërmarrësve të pranishëm në takim, që të tërheqin edhe bashkitë në procesin e tyre të zhvillimit dhe sipërmarrjes.

“Unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë ne kemi bërë një projekt, ia kemi çuar bashkisë së Malësisë të Madhe dhe nuk po marrim mbështetje, bashkisë Shkodër, Laçit dhe nuk po marrim përgjigje. Dhe këtu pastaj të gjejmë ne mënyrën si të ndërhymë dhe të mbështesim”, cilësoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…