Çfarë duan të thonë me një komb shumë-etnik?!

Si është e mundur, pra, që vetëm italianët, nga të gjitha etnitë e vendeve të tjera fqinje nuk përmenden në Census?


Nga Aranit Muraçi

Rom/e ç’kombësi apo etni është dhe a mundet t’iu shpjegojë më qartë shqiptarëve ndonjë historian, studiues apo ‘adhurues kombesh’, që edhe pse të pushtuar për mbi 1 mijë vjet nga Perandoria Romake, përmenden të gjitha etnitë e vendeve të tjera fqinje por nuk përmenden në census vetëm italianët.

Mos harrojmë që italianët na pushtuan edhe një herë tjetër në Luftën e Dytë Botërore. Po ashtu italianët janë në këto tri dekada investitorët dhe partnerët kryesorë tregtarë, kryesojnë numrin e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe madje besohet se shumë pensionistë italianë kanë vendosur gjatë viteve të fundit të pleqërojnë në vendin tonë. Si dhe kur erdhën të tjerët përveç romëve të cilët, ç’është e vërteta, vetëm për etni nuk i zë halli?

Të tjerët erdhën si pushtues? Si të pushtuar? Për një jetë të mirë! Më të keqe! U pëlqeu natyra? Erdhën një e nga një? Të organizuar? Erdhën në kohën e komunizmit kur ishim të izoluar, kur ishim të pushtuar, në kohën e mbretit, kur ikëm vetë, kur na përzunë… apo kur?

Si është e mundur, pra, që vetëm italianët, nga të gjitha etnitë e vendeve të tjera fqinje nuk përmenden në Census. Fakti që ka shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi, Bosnje e më gjerë, nuk do të thotë se vlen e anasjella. Etnia nuk është ekuacion. Po të ishte ekuacion kombësia, mbi këtë logjikë, dikush duhet që t’iu tregojë shqiptarëve të cilët jetojnë në Greqi se; pse nuk është kujtuar askush deri më sot që t’i pyesë për etni, siç po ndodh e kundërta në Shqipëri?!

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.